Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të trajtojë mbipërfaqësimin e vendeve të zhvilluara

24 Tetor, 2026

Mickoski paralajmëron skenarë destabilizues: “Nuk do të bie në kurthin e shërbimeve.”

23 Tetor, 2026

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

23 Tetor, 2026

Edi Rama drejt Argjentinës, vendit mik të Izraelit?!

23 Tetor, 2026

Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën

23 Tetor, 2026

Dorëhiqet shefi i Mbrojtjes në Bullgari pas sulmit ndaj gazetares (VIDEO)

23 Tetor, 2026

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

23 Tetor, 2026

Ish-efektivi i RENEA-s, Gert Metani: “Ka punonjës policie të dyshuar si vrasës me pagesë!”

23 Tetor, 2026

I burgosuri gjendet i vdekur në burgun e Këshanjës në Kumanovë

23 Tetor, 2026

Vuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesit

23 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 24 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Safe City” në Tetovë për më shumë siguri në komunikacion

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sistemi nuk do të gjobisë vetëm shpejtësinë, por edhe tejkalimet në vijë të plotë, parkimet e parregullta dhe shkeljet tjera të rënda. Autoritetet presin që falë këtij sistemi trafiku, në Tetovë të bëhet dukshëm më i sigurt dhe më i rregullt

Urim HASIPI

Tetovë, 21 dhjetor – Pas Shkupit, edhe rajoni i Tetovës – përfshirë Kumanovën, do të implementojë sistemin e avancuar të monitorimit “Safe City”. Ndërkohë që në Shkup vijon faza testuese, gjatë së cilës shoferët që tejkalojnë shpejtësinë marrin gjoba paralajmëruese, në Tetovë ka nisur vendosja e kamerave të reja për matjen e shpejtësisë dhe identifikimin e kundërvajtjeve. Kamerat tashmë janë duke u instaluar në të gjitha bulevardet kryesore, ndërsa në autostradën Tetovë–Shkup ato veprojnë prej kohësh. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme, zbatimi i plotë i sistemit pritet të nisë nga shkurti i vitit 2026.

Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, tha për gazetën KOHA se vendosja e kamerave po zhvillohet me intensitet dhe se sistemi shumë shpejt do të zgjerohet në mbarë vendin.

“Së shpejti pritet implementimi në Tetovë dhe Kumanovë, ku puna për instalimin e pajisjeve është në fazë përfundimtare. Kamerat janë vendosur përgjatë Korridoreve 8 dhe 10 dhe shumë shpejt priten masa konkrete edhe në rajonin e Tetovës. Gjatë vitit të ardhshëm, sistemi ‘Safe City’ do të shtrihet në të gjithë territorin e shtetit”, deklaroi Rexhepi. Sipas tij, kamerat nuk do të kapin vetëm shkeljet për tejkalim të shpejtësisë, por një gamë të gjerë kundërvajtjesh të rrezikshme: tejkalim në vijë të plotë, parkim të parregullt në bulevarde dhe zona të ndaluara, përdorim i celularit gjatë ngasjes, mosvendosje e rripit të sigurisë, mosdhënie e përparësisë dhe çdo kundërvajtje tjetër e detektuar nga kamerat e sigurisë.

“Të gjitha shkeljet e konstatuara nga kamerat do të sanksionohen. Qëllimi është rregull dhe siguri më e madhe në komunikacion, pasi çdo ditë regjistrohen dhjetëra kundërvajtje”, shtoi Rexhepi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se sistemi nuk synon të ndëshkojë qytetarët, por të edukojë dhe të rrisë sigurinë rrugore. Në këtë drejtim, ai njoftoi se MPB-ja do të publikojë të gjitha lokacionet ku do të vendosen kamerat. Ai gjithashtu paralajmëroi miratimin e akteve nënligjore që do të përcaktojnë qartë kufijtë e lejuar të shpejtësisë për secilin aks rrugor. Edhe pse ishte planifikuar që gjobat të nisnin më 1 janar 2026, vendimi është shtyrë për pas 1 shkurtit 2026, në mënyrë që qytetarët të kenë kohë të adaptohen me sistemin e ri dhe të shmangin penalizimet e panevojshme. (koha.mk)

Lexuar: 29

Lajme te ngjashme

Mickoski paralajmëron skenarë destabilizues: “Nuk do të bie në kurthin e shërbimeve.”

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

I burgosuri gjendet i vdekur në burgun e Këshanjës në Kumanovë

Shtetasit bullgarë do të votojnë të dielën në shtatë qytete të Maqedonisë.

Lajmet e fundit

Reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të trajtojë mbipërfaqësimin e vendeve të zhvilluara

24 Tetor, 2026

Mickoski paralajmëron skenarë destabilizues: “Nuk do të bie në kurthin e shërbimeve.”

23 Tetor, 2026

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

23 Tetor, 2026

Edi Rama drejt Argjentinës, vendit mik të Izraelit?!

23 Tetor, 2026

Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën

23 Tetor, 2026

Dorëhiqet shefi i Mbrojtjes në Bullgari pas sulmit ndaj gazetares (VIDEO)

23 Tetor, 2026

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

23 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.