Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski në samitin “Concordia” në Nju Jork: Maqedonia mbetet në rrugën evropiane, mbrojmë identitetin dhe interesat shtetërore

22 Shtator, 2026

“Pa helmetë dhe pa patentë: Mbi 10 mijë shkelje, policia sekuestroi 423 mjete”

22 Shtator, 2026

Dokumentet në telefon: Në tetor vjen revolucioni digjital në Maqedoni

22 Shtator, 2026

Ambasada e Kosovës në Shkup: Mbyllet Konsullata e Përgjithshme në Strugë

22 Shtator, 2026

“Të gjithë bëjnë gabime!”, Taulant Xhaka në mbrojtje të Granitit dhe përgjigjet mediave zvicerane

22 Shtator, 2026

Adelina Tahiri e ndryshon mbiemrin, tani zyrtarisht gjysmë maqedonase

22 Shtator, 2026

Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti në New York

22 Shtator, 2026

Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

22 Shtator, 2026

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit – Shasivari duhet të japë dorëheqje

22 Shtator, 2026

VLEN: Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet

22 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 22 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pas një dekade paralajmërimi, IKEA vjen në Maqedoni

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lajmi për ardhjen e saj në Maqedoni është konfirmuar nga Oda Ekonomike e sapoformuar e Suedisë dhe Maqedonisë. Drejtori ekzekutiv i kësaj Ede, Samuel Naumovski Vikius, në një bisedë për mediat në Shkup ka konfirmuar se në përfundim e sipër janë negociatat për hyrjen e IKEA në Maqedoni, duke shtuar se ekziston hapësirë për punën e saj në vend

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 19 dhjetor – Pas disa përpjekjeve të dështuara, si duket brendi suedez më në fund do të vjen në Maqedoni. Ideja e hapjes së IKEA në vend është e vjetër dhe është e përfolur më shumë herë në 10-15 vitet e kaluara. Së fundmi, lajmi për ardhjen e saj në Maqedoni është konfirmuar nga Oda Ekonomike e sapoformuar e Suedisë dhe Maqedonisë. Drejtori ekzekutiv i kësaj Ede, Samuel Naumovski Vikius, në një bisedë për mediat në Shkup ka konfirmuar se në përfundim e sipër janë negociatat për hyrjen e IKEA në Maqedoni, duke shtuar se ekziston hapësirë për punën e saj në vend. Ideja po mbështetet edhe nga ambasadori suedez në Maqedoni, ndërsa edhe oda jonë punon në këtë çështje, thekson Naumovski Vikius.

Angazhime për ardhjen e saj kishte para pesë vitesh, ndërsa edhe në vitin 2012 po shqyrtohej mundësia që marka suedeze të hapë dyqanin e saj në Maqedoni. Në atë kohë, u përfol se hyrja e kompanisë Turkmol në Panairin e Shkupit si përfaqësuese e së cilës ishte kompania turke për këtë pjesë të Evropës, të vijë në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA.

IKEA është një nga kompanitë më të mëdha dhe më të famshme ndërkombëtare, ka rrjetin më të madh të shitjes me pakicë të mobiljeve dhe është themeluar nga sipërmarrësi i famshëm suedez Ingvar Kamprad në vitin 1943. Gjithashtu, në mbi 75 vjet punë, grupi Fourlis renditet si një lojtar kryesor në shitjen me pakicë në Evropën Juglindore, duke përmirësuar jetën e përditshme të njerëzve përmes markave globale të besuara si IKEA, INTERSPORT, Foot Locker dhe Holland & Barrett. Ai aktualisht operon dy dyqane: IKEA në Greqi, tre në Bullgari dhe një në Qipro. Në Bullgari, dyqani i parë u hap në Sofje në vitin 2011, ndërsa më vonë janë hapur edhe dy dyqane në Plovdiv dhe Burgas.

Në vitin 2017, u hap dyqani i mallrave “Ikea – Belgrade East”. Kompania suedeze investoi 70 milionë euro në dyqanin me një sipërfaqe prej 35.000 metrash katrorë dhe punësoi 416 punëtorë. Dyqani i parë suedez i IKEA-s në Kroaci hap dyert për klientët në vitin 2014. Investimi total në projektin e dyqanit IKEA në Zagreb arriti në 750 milionë kuna apo rreth 100 milionë euro dhe fillimisht punësoi 350 punonjës.

Në ndërkohë, uebsajti grek i IKEA-s nuk është i disponueshëm jashtë Greqisë “për arsye sigurie”. Përveç asaj greke, faqja e internetit bullgare e IKEA-s (IKEA.bg) është gjithashtu e paarritshme për ata që nuk janë fizikisht në Bullgari. Pra, aktualisht, për qytetarët e Maqedonisë, të qasshme janë vetëm faqet e internetit të IKEA-s në Serbi (ikea.rs) dhe ajo e Kroacisë (Ikea.hr).

(koha.mk)

Lexuar: 24

Lajme te ngjashme

Mickoski në samitin “Concordia” në Nju Jork: Maqedonia mbetet në rrugën evropiane, mbrojmë identitetin dhe interesat shtetërore

“Pa helmetë dhe pa patentë: Mbi 10 mijë shkelje, policia sekuestroi 423 mjete”

Dokumentet në telefon: Në tetor vjen revolucioni digjital në Maqedoni

Ambasada e Kosovës në Shkup: Mbyllet Konsullata e Përgjithshme në Strugë

Adelina Tahiri e ndryshon mbiemrin, tani zyrtarisht gjysmë maqedonase

Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

Lajmet e fundit

Mickoski në samitin “Concordia” në Nju Jork: Maqedonia mbetet në rrugën evropiane, mbrojmë identitetin dhe interesat shtetërore

22 Shtator, 2026

“Pa helmetë dhe pa patentë: Mbi 10 mijë shkelje, policia sekuestroi 423 mjete”

22 Shtator, 2026

Dokumentet në telefon: Në tetor vjen revolucioni digjital në Maqedoni

22 Shtator, 2026

Ambasada e Kosovës në Shkup: Mbyllet Konsullata e Përgjithshme në Strugë

22 Shtator, 2026

“Të gjithë bëjnë gabime!”, Taulant Xhaka në mbrojtje të Granitit dhe përgjigjet mediave zvicerane

22 Shtator, 2026

Adelina Tahiri e ndryshon mbiemrin, tani zyrtarisht gjysmë maqedonase

22 Shtator, 2026

Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti në New York

22 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.