Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

KOHA PËR VEPRIM SA NUK ËSHTË BËRË VONË

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Etem Xhrladini  Mjaft më me patriotizëm të rremë nëpër studio televizive, portale dhe gazeta. Mjaft më me shkrime të zbrazëta, me përkujtim selektiv dhe me lot krokodili për viktimat shqiptare. Ka ardhur koha për veprim konkret, institucional dhe politik. Është koha që të zbardhen njëherë e përgjithmonë rastet e montuara kundër shqiptarëve, duke filluar nga vitet e para të pluralizmit e deri te rastet më të rënda dhe më të dhimbshme si: Sopoti, Brodeci, Kumanova, Monstra, Alfa, Lagjja e Trimave në Kumanovë, Harun Aliu, Komandant Teli, Isa Lika dhe shumë raste të tjera që historia zyrtare i ka varrosur me qëllim. Nuk mjafton vetëm zbardhja e këtyre rasteve, duhet ndëshkim penal për ata që i kurdisën këto procese politike dhe gjyqësore. Sepse edhe kur rasti i Sopotit u pranua si i montuar dhe të dënuarit u shpallën të pafajshëm, fajtorët realë nuk u identifikuan kurrë. Drejtësia e gjysmuar nuk është drejtësi, është vazhdim i padrejtësisë. Çfarë vlere ka që këto raste të përmenden herë pas here në portale, zakonisht para zgjedhjeve, nga politikëbërësit si të pozitës ashtu edhe të opozitës, kur dihet se të gjithë, në një formë apo tjetër, kanë qenë pjesë e pushtetit. Kur vjen momenti për të ngritur zërin në institucione, për të hapur dosje, për të kërkuar përgjegjësi penale, heshtin. Nëse pushteti aktual dhe përfaqësuesit shqiptarë në qeveri duan të dëshmojnë se vërtet ka ndryshim, atëherë duhet të ndërmarrin hapa konkretë dhe të matshëm: – Të hapen dhe të zbardhen të gjitha vrasjet dhe rastet e montuara të këtyre tri dekadave e gjysmë, – Pa dallim se në cilën periudhë kanë ndodhur dhe pa dallim se kush ka qenë në pushtet: VMRO–PPD, SDSM–PPD, VMRO–PDSH, VMRO–BDI, SDSM–BDI, apo koalicione të tjera të dala nga këto struktura. Por përgjegjësia nuk bie vetëm mbi politikën, popullata, sektori civil, studentët, organizatat joqeveritare, mjaft u hesht. Ka ardhur koha që zëri i tyre të dëgjohet, është koha për protesta gjithëkombëtare, për nder të viktimave të rasteve të montuara dhe në emër të drejtësisë së mohuar. Ata që sot janë në pushtet dhe pretendojnë se kanë kompetenca të plota, kanë obligim moral dhe politik t’i zbardhin një nga një këto raste. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë të paktën të mos i përdorin këto tragjedi për përfitime elektorale. Sepse kjo është jo vetëm hipokrizi, por fyerje e rëndë ndaj familjeve dhe njerëzve që për tri dekada e gjysmë kanë qenë viktima të këtij shteti. Politikëbërësit që sot trumbetojnë se kanë pushtet, duhet të ballafaqohen me një pyetje të thjeshtë, por vendimtare: A kanë guxim t’i kërkojnë Mickoskit hapjen e këtyre rasteve? A kanë guxim të kërkojnë lirimin e të gjithë të burgosurve të pafajshëm, të dënuar me procese të montuara. Sepse nëse pati vullnet politik për të liruar kriminelët që sulmuan Parlamentin, në heshtje dhe para kohe, nëse pati amnisti për figura me dosje të rënda kriminale dhe korruptive si Sasho Mihalkov, nëse u lirua Jankullovska, “Katica” dhe të tjerë, atëherë ka mundësi reale edhe për drejtësi për shqiptarët. Është çështje vullneti, jo ligji. Dhe këtu lind pyetja tjetër thelbësore: A e dhanë mendimin përfaqësuesit shqiptarë në pushtet për lirimin e këtyre personave? Nëse po, pse nuk u vendos si kusht zbardhja e rasteve të montuara kundër shqiptarëve? Koha e arsyetimeve ka mbaruar. Koha e heshtjes ka mbaruar. Tani është koha për veprim.
Lexuar: 52

Lajme te ngjashme

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.