Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kërcënimet me bomba, protestojnë gjimnazistët e Tetovës

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Kërkojmë nga organet komplete të merren masa të menjëhershme dhe serioze për mbarëvajtjen afatgjate të mësimit dhe jo përsëritjen e këtyre dukurive”, thotë një nxënës i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviç”

Tetovë, 15 dhjetor – Brenda disa muaj, për herë të tetë Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviç”, kërcënohet me bombë, të cilat, deri më tani, të gjitha këto alarme kanë rezultuar të rrejshme. Kjo situatë është bërë e padurueshme dhe nxënësit vendosën të protestojnë para policisë së Tetovës, duke kërkuar që të kapen autorët e këtyre mesazheve shqetësuese dhe mësimi të vazhdojë pa pengesa. Nxënësit janë shprehur se dëmi më i madh u shkaktohet atyre me mosmbajtjen e orëve të mësimit.

“Si rrjedhojë e pakënaqësisë sonë me dukuritë e bombave të shpeshta, dukuri që ka ndodhur tetë herë në shkollën tonë dhe që paraqet një indikator të rënies së mbarëvajtjes së mësimit, respektivisht nuk mbahet mësim, dhe me mosmbajtjen e mësimit dëmi më i madh bie mbi faktorin nxënës, gjë që nuk është e pranueshme nga ana jonë. Kërkojmë nga organet komplete të merren masa të menjëhershme dhe serioze për mbarëvajtjen afatgjate të mësimit dhe jo përsëritjen e këtyre dukurive”, thotë një nxënës i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviç”.

Edhe nxënësit tjerë janë shprehur të lodhur nga humbja orëve dhe mosmarrja e masave për kapjen e autorëve.

“Për alarmet e bombave që bëhen në gjimnazin e Tetovës , vërtete na kanë lodhur. Është hera e shtatë ose tetë dhe situata ka eskaluar. Na kanë lodhë me këtë çfarë bëhet në gjimnazin e Tetovës”, thotë një nxënës tjetër.

Ndërsa për drejtorin e gjimnazit, Jeton Kamberi, është e papranueshme që policia asnjëherë nuk merr përgjegjësi, pasi që sipas tij, edhe pas kontrolleve që kryhen, policia i ka thënë drejtorit se është në përgjegjësinë e tij nëse do vazhdohet mësimin apo do ndërpritet. Ai kërkon që të merren masa që procesi mos ndërpritet.

“Është e padurueshme. Kjo është e pa tolerueshme, nuk kemi asnjë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe SPB Tetovë. Edhe pse policia vjen dhe e bën punën e vet, megjithatë njerëzit që duhet të vijnë komplet të antiterrorit nuk vijnë edhe neve na lënë përgjegjësinë. Pasi e kryen aspektin protkollar që nuk korrespondon me aspektin profesional, edhe të vetmen përgjigje që na japin mua si drejtor, se e keni ju përgjegjësinë a do i leni nxënësit brenda a nuk do i leni. Nuk ka mundësi që unë të marr përsipër 1400 nxënës t’i fus brenda kur vetë organi kompetent nuk e merr atë përgjegjësi”, thotë drejtori Kamberi.

Gjimnazi i Tetovës nuk është institucioni i vetëm në Tetovë që ka pasur alarme për bomba, por këtë vit në këtë gjimnaz bombat kanë qenë më të shpeshta, ndërsa sipas informacioneve zyrtare, tashmë kërcënimet nuk shkojnë në e-mailin e shkollave, por në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga drejtoria protestën dhe bojkotin e mësimit e kanë paralajmëruar javë më parë duke thënë se alarmi për bomba të rrejshme dhe mosmarrja e përgjegjësisë nga ana e MPB-së ka bërë që mësimi të ndërpritet thuaj se çdo javë. (koha.mk)

Lexuar: 52

Lajme te ngjashme

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.