Orhan Kurtishi: Sot, në hapsirat e Postës së Maqedonisë së Veriut, patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e SHMQSH “Cvetan Dimov”, të shoqëruar nga prof. Driton Sulejmani.
Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm me institucionet arsimore, me qëllim që nxënësve t’u ofrojmë njohuri praktike dhe një pasqyrë reale të mënyrës së funksionimit të shërbimeve postare.
Gjatë mësimit praktik, nxënësit do të kenë mundësinë të ndjekin proceset nga afër, të njihen me operacionet tona të përditshme dhe të kuptojnë rëndësinë që shërbimi postar ka në komunikimin dhe logjistikën bashkëkohore.
Kjo përvojë u ndihmon atyre të lidhin teorinë me praktikën dhe të krijojnë një ide më të qartë për mundësitë që ofron ky sektor.

U urojmë një mësim praktik të suksesshëm, të mbushur me njohuri dhe eksperienca të vlefshme!

