Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sulejmani: Ligji i ri për arsimin e lartë sjell më shumë cilësi, arsim dual dhe programe moderne

27 Korrik, 2026

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

27 Korrik, 2026

Sali: U konfirmua mbështetja e Spanjës për perspektivën evropiane të vendit

27 Korrik, 2026

Mijëra euro qarkullim në sezonë, ATK i vë në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

27 Korrik, 2026

Dizeli prej sonte shtrenjtohet me 4,5 denarë, rriten edhe çmimet e benzinave

27 Korrik, 2026

Toshkovski: Në kushte paqeje, sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen nga Ushtria e Policia!

27 Korrik, 2026

Daut Haradinaj nuk sheh zgjidhje, por sërish kërkon zgjedhje

27 Korrik, 2026

Tetova vazhdon të afirmohet si qendër me aktivitete intenzive kulturore

27 Korrik, 2026

SHOK TEMPERATURASH NË MAQEDONI: Pas të ftohtit të pazakontë dhe borës, këtë javë deri në 38°C

27 Korrik, 2026

BDI: VLEN për ta mbuluar mungesën e legjitimitetit, zgjedh shpifjet

27 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 28 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vlora A. R. Jashanica: Fushata 16-Ditore kundër dhunës po përfundon

Suad AvdiuBy Suad Avdiu10 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Fushata 16-Ditore kundër dhunës po përfundon.
Dhuna, fatkeqësisht, jo.
Fushatat ndërkombëtare zgjasin 16 ditë por dhuna zgjat 365 ditë në vit për dhjetëra mijëra gra, vajza dhe fëmijë.
Paradoksi brutal i shoqërive tona.
Sepse as 16 ditët as marshimet, as posterat e as deklaratat nuk garantojnë siguri.
Grancioni i vetëm reale është SHTETI ligji, drejtësia, institucionet që funksionojnë dhe vullneti i tyre për të mbrojtur çdo qytetar.
Asnjë slogan nuk e ndal dhunuesin.
Ligji e ndal.
Ndëshkimi e ndal.
ZERO toleranca e ndal.
Dhunues nuk është vetëm ai që godet.
Dhunues është ai që kontrollon, poshtëron, shantazhon, frikëson, izolon, vjedh dinjitetin dhe e kthen jetën e tjetrit në burg.
Mos harroni format e dhunës:
Dhuna Fizike
Goditje, shtyrje, mbytje, kapje me forcë, dëmtime trupore.
Çdo prekje që dhëmb, është krim.
Nuk ka justifikim. Asnjëherë.
Dhuna Psikologjike – Emocionale
Heshtja e detyruar, kërcënimet, poshtërimi, fyerjet, talljet, kontrolli i ndjenjave, manipulimi me frikë.
Kjo dhunë nuk lë mavijosje në lëkurë, por shkatërron shendetin dhe përditshmërinë.
Dhuna Verbale
Fyerjet, sharjet, ulërimat, poshtërimet publike.
Fjalët mund të godasin më rëndë se grushtat.
Edhe kjo është dhunë.
Dhuna Ekonomike
Mbajtja pa para.
Kufizimi i ushqimit, të drejtës për punë, të drejtës për pronë.
Kontrolli financiar për të nënshtruar tjetrin.
Varfërimi i qëllimshëm është formë e pastër dhune.
Dhuna Seksuale
Çdo akt i imponuar.
Çdo prekje e papranueshme.
Çdo presion për marrëdhënie.
Edhe brenda martesës është krim.
Dhuna Institucionale
Kur një grua kërkon ndihmë dhe institucionet e shtyjnë, e shpërfillin, e fajësojnë.
Kur përdoren institucionet për presion ndaj gruas.
Kur policia vonohet -nëse vonohet.
Kur gjykata vonon.
Kur sistemi mbyll sytë.
Kjo është dhunë shtesë mbi dhunën e përditshme.
Dhuna Sociale – Izolimi
Ndalimi për të takuar familjen, për të pasur miq, për të pasur jetë.
Kontrolli i çdo lëvizjeje.
Ky është burg i padukshëm.
Dhuna në rrjete sociale
Mesazhe kërcënuese, publikim i fotove, ndjekje online, kontroll i telefonit, survejim.
Dhuna ka evoluar ne shumë forma e ne po themi 16 dite fushatë!
Dhunuesit:
Civil, zyrtar, prind, bashkëshort, partner, koleg një gjë duhet ta dijnë: Nuk janë të fortë. Janë të dobët.
Dhuna s’është pushtet, është frikë.
Burrëria nuk matet me grusht, as me ulërimë, as me kontroll.
Matet me respekt, me përgjegjësi, me dinjitet.
I dashur shtet: 16 ditë NUK mjaftojnë
Dhuna nuk ndalet me fushata simbolike.
As me ngjyrosje ndërtesash.
As me parulla një herë në vit.
Mbrojtja e grave dhe fëmijëve kërkon ligj të rreptë, polici efektive, gjykata që nuk vonojnë dhe mekanizma e institucione që funksionojnë çdo ditë jo vetëm 16 ditë.
Lexuar: 8

Lajme te ngjashme

Sulejmani: Ligji i ri për arsimin e lartë sjell më shumë cilësi, arsim dual dhe programe moderne

Sali: U konfirmua mbështetja e Spanjës për perspektivën evropiane të vendit

Dizeli prej sonte shtrenjtohet me 4,5 denarë, rriten edhe çmimet e benzinave

Toshkovski: Në kushte paqeje, sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen nga Ushtria e Policia!

Tetova vazhdon të afirmohet si qendër me aktivitete intenzive kulturore

SHOK TEMPERATURASH NË MAQEDONI: Pas të ftohtit të pazakontë dhe borës, këtë javë deri në 38°C

Lajmet e fundit

Sulejmani: Ligji i ri për arsimin e lartë sjell më shumë cilësi, arsim dual dhe programe moderne

27 Korrik, 2026

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

27 Korrik, 2026

Sali: U konfirmua mbështetja e Spanjës për perspektivën evropiane të vendit

27 Korrik, 2026

Mijëra euro qarkullim në sezonë, ATK i vë në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

27 Korrik, 2026

Dizeli prej sonte shtrenjtohet me 4,5 denarë, rriten edhe çmimet e benzinave

27 Korrik, 2026

Toshkovski: Në kushte paqeje, sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen nga Ushtria e Policia!

27 Korrik, 2026

Daut Haradinaj nuk sheh zgjidhje, por sërish kërkon zgjedhje

27 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.