Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Janevska mohon akuzat për konviktin “Stiv Naumov”: Kushtet janë të shkëlqyera

24 Tetor, 2026

Sot protesta kombëtare, studentët nga i gjithë vendi mblidhen në Tiranë!

24 Tetor, 2026

Kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë

24 Tetor, 2026

Reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të trajtojë mbipërfaqësimin e vendeve të zhvilluara

24 Tetor, 2026

Mickoski paralajmëron skenarë destabilizues: “Nuk do të bie në kurthin e shërbimeve.”

23 Tetor, 2026

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

23 Tetor, 2026

Edi Rama drejt Argjentinës, vendit mik të Izraelit?!

23 Tetor, 2026

Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën

23 Tetor, 2026

Dorëhiqet shefi i Mbrojtjes në Bullgari pas sulmit ndaj gazetares (VIDEO)

23 Tetor, 2026

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

23 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 24 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shkupi Nikoqir i Forumit Rajonal Kundër Korrupsionit: Fetai Kërkon Rezultate të Matshme dhe Bashkëpunim më të Fortë në Ballkan

Suad AvdiuBy Suad Avdiu10 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në Shkup u zhvillua Forumi Rajonal
“Nga politika në ndikim: avancimi i integritetit dhe reformave institucionale në Ballkanin
Perëndimor”, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në partneritet
me Suedinë, Zvicrën, Bashkimin Evropian dhe UNOPS.
Forumin e hapi Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, i cili theksoi se
lufta kundër korrupsionit duhet të jetë politikë e qëndrueshme shtetërore dhe standard
evropian, e mbështetur në rezultate konkrete dhe jo në premtime. Në fjalën e tij, Fetai kujtoi
zotimin e Qeverisë për ta trajtuar integritetin institucional si prioritet afatgjatë, duke theksuar se
qytetarët presin prova të dukshme të sundimit të ligjit, rikuperim të pasurisë së përvetësuar dhe
sisteme digjitale që e bëjnë korrupsionin pothuajse të pamundur.
Evenimenti mblodhi në Shkup ministra të drejtësisë dhe drejtues institucionesh nga vendet e
Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe organizatave
ndërkombëtare. Gjatë forumit do te realizohen katër sesione të fokusuara në thellimin e
bashkëpunimit rajonal, forcimin e mekanizmave të llogaridhënies, shfrytëzimin e teknologjisë
dhe inteligjencës artificiale në luftën kundër korrupsionit, si dhe rolin që shoqëria civile dhe
media hulumtuese kanë në transparencën e financave publike dhe zbulimin e keqpërdorimeve.
Nëpërmjet diskutimeve në kuadër të forumit theksi do te bie në bashkëpunim më të efektshëm
ndërkufitar, shkëmbim të inteligjencës financiare në kohë reale, standarde të përbashkëta për
matjen e rezultateve antikorrupsion, si dhe krijimin e platformave të hapura të të dhënave që
rrisin transparencën dhe përfshirjen qytetare. Gjithashtu, rëndësia e mbështetjes së medias
hulumtuese dhe mbrojtjes së sinjalizuesve si faktor kyç për parandalimin e korrupsionit janë
tema që do të shtjellohen gjatë këtijë forumi.
Në përmbyllje të evenimentit do te miratohet Deklarata e Shkupit, një dokument me angazhime
të matshme për integritet, transparencë dhe bashkëpunim rajonal.
Fetai theksoi se kjo nismë do të shndërrohet në platformë vjetore ku vendet e rajonit do të
raportojnë progresin dhe do të dakordojnë hapa të përbashkët për vitin vijues.

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Janevska mohon akuzat për konviktin “Stiv Naumov”: Kushtet janë të shkëlqyera

Kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë

Mickoski paralajmëron skenarë destabilizues: “Nuk do të bie në kurthin e shërbimeve.”

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

Lajmet e fundit

Janevska mohon akuzat për konviktin “Stiv Naumov”: Kushtet janë të shkëlqyera

24 Tetor, 2026

Sot protesta kombëtare, studentët nga i gjithë vendi mblidhen në Tiranë!

24 Tetor, 2026

Kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë

24 Tetor, 2026

Reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të trajtojë mbipërfaqësimin e vendeve të zhvilluara

24 Tetor, 2026

Mickoski paralajmëron skenarë destabilizues: “Nuk do të bie në kurthin e shërbimeve.”

23 Tetor, 2026

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

23 Tetor, 2026

Edi Rama drejt Argjentinës, vendit mik të Izraelit?!

23 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.