Orion Latifi, studenti nga Maqedonia që u kthye në qendër të vëmendjes në Konferencën Ndërkombëtare Studentore të Arkeologjisë 2025 në Kroaci, ku prezantimi i tij për metodat e reja të edukimit dhe popullarizimit të arkeologjisë u prit me duartrokitje dhe vlerësime maksimale.
Edhe pse vetëm student, Orion Latifi, i cili është nga Kumanova tashmë konsiderohet në mesin e studentëve më të mirë të Maqedonisë së Veriut. Duhet theksuar që është autor i një podkasti për arkeologji, ligjërues i kursit të parë edukativ për arkeologji dhe pjesë e shumë projekteve dhe ndërkombëtare në horizont.
Në Kroaci, ai prezantoi idetë e tij për mënyra kreative, moderne dhe të qasshme për të sjellë arkeologjinë te brezat e rinj, duke treguar se kultura dhe trashëgimia nuk duhet të harrohet, duke theksuar që gjeneratat e reja duhet ta njohin të kaluarën, historinë kombëtare dhe asesi ta harrojnë, nëse duan që të ndërtojnë një të ardhme të ndritshme.
Pjesëmarrësit nga disa vende të Evropës e vlerësuan qasjen e tij si “shembull i ri që po ndryshon mënyrën se si shihet arkeologjia dhe trashëgimia kulturore”.
Emri i tij pritet të dëgjohet edhe më shumë në vitet në vijim.(Televizioni News)





