Skender Osmani : Sot me kryesuesen e Këshillit Komunal z-ja Ivana Gjorgjievska, me koordinatorin e ZNAM z.Darko vizituam Ndërmarrjet Publike Komunale, Ujësjellësi, Parkingu, Kumanova plan, dhe Kumanova GAS, ku me drejtorët e ndërmarrjeve biseduam programet për vitin pasues, si dhe për problemet me cilat ballafaqohen ato. Lajmet e mira janë: Vitin 2026 Sh.f., Naim Frashëri, lidhet në rrjetin e gasit. Vitin e ardhshëm edhe Shtëpia shëndetit lidhet në rrjetin e gasit. Fillon projektimi i parkingut në dy nivele pas CKB bankës – „Te shvercerat,, (pikë nga premtimi ynë parazgjedhorë). Fillon projektimi i rrjetit të gasit për rrugën „Industriale,,. Fillon projektimi i sinjalistikës horizontale të rrugës „11 Nëntori,, (vendkalimet për këmbësorë, pengesat horizontale dhe parkimi anësorë), dhe projekte tjera, cilat do ti cekim sipas radhës. Deri në premtimin e fundit „kështu do vazhdojmë,”. Skender Osmani


