Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ne refuzojmë qeveritë e pazareve, Albin Kurti synon sërish postin e kryeministrit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu26 Nëntor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur me vendim unanim Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit në Kosovë pas dështimit të formimit të qeverisë për të cilën u fajësuan kryekëput partitë e tjera politike në Kuvendin e konstituuar pas shumë muajsh ngërçi politik.

Nënkryetari i VV-së Glauk Konjufca, para delegatëve të pranishëm, ka prezantuar Albin Kurtin si kandidat i vetëm nga radhët e kësaj partie për kryeministër të Kosovës.

Konjufca tha se janë partitë e tjera ato të cilat sipas tij, penguan formimin e qeverisë Kurti 3 dhe se janë ‘fajtore’ që vendi po shkon sërish në zgjedhje.

“Qëllimi ynë themelor kurrë nuk ka qenë që të ecim vetëm. Verdikti i popullit në zgjedhjet e shkurtit nuk ishte që të ecim vetëm, por të ecim së bashku me partnerin tonë në koalicionin demokratik. E bëmë me ftesat tona, por u refuzuam, prandaj ne u përgatitëm që pjesa tjetër e opozitës ta bënin këtë, por ata refuzuan ta bëjnë edhe qeverinë. LVV nuk e lanë, vetë nuk deshën ta bëjnë qeverinë, andaj qytetarët pyesin çka duan këta në të vërtetë. Ata vetëm duan të bllokojnë gjithçka, ashtu që dobësimi shtetit të duket si dobësim i Vetëvendosjes. Kjo është agjendë e dëmshme, do ta quaja antishtetërore…Edhe nëse nuk ka buxhet, as paga për punëtorë, nuk ka lidhje thonë, ata, me rëndësi është që Albin Kurti të dështojë…Po mendojnë se kështu e rrisin mbështetjen në popull, e pabesueshme…Ne jemi mbledhur që sot ta nominojmë kryeministrin e ardhshëm nga radhët e VV-së. Unë do ta votojë më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë sonë parlamentare, më meritorin”, tha ai duke prezantuar Albin Kurtin kandidat për kryeministër.

Konjufca tha se askush më shumë në Vetëvendosje nuk e meriton që të merr këtë kandidaturë se sa Albin Kurti.

“Duke e propozuar atë për kryeministër, ne së më miri i qëndrojmë besnik pritjeve që i kanë qytetarët tanë. Sa i përket kundërshtarëve politikë, vetëm një gjë ata nuk mund ta bllokojnë, nuk mund ta bllokojnë vullnetin e popullit dhe këtë më së miri do ta kuptojnë më 28 dhjetor”, tha Konjufca.

Kryetari i VV-së, njëherësh, kryeministër në detyrë Albin Kurti falënderoi delegatët për besimin e dhënë, teksa për të gjitha zhvillimet në vend fajësoi partitë e tjera politike.

“Këto parti krizën legale tani duan ta shndërrojnë në krizë sociale, njerëzit të mbeten pa para, të shkaktohen deficite buxhetore, mungesë të pagesave për operatorë ekonomikë. Dëshirojnë që ta shndërrojnë në krizë social, sepse krizë financiare në vendin tonë nuk ka…Na akuzojnë se të tjerët na e kanë bërë qeverinë me 20 e 30 për qind, por ne refuzojmë të bëjmë qeveri të pazaresh…Me mua mund të bashkëpunojnë për të adresuar hallet e qytetarëve, por jo ku të kemi marrëveshje ku ndahen terminalet dhe postet e ambasadorëve…Ne i kemi fituar zgjedhjet rregullisht dhe ne do të fitojmë edhe më 28 dhjetor”, tha Kurti.

Kujtojmë, VV fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk arriti të formojë qeverinë, pasi nuk kishte votat e nevojshme.

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.