Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe u shënua në mënyrën më të bukur në fshatin Kamnjan të Komunës së Bogovinës, nën udhëheqjen e kryetarit Feti Abazi.
Përmes aktiviteteve kulturore dhe edukative, me pjesëmarrjen e të rinjve dhe mësimdhënësve, u nderua një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Fëmijët dhe nxënësit morën pjesë në programet e përgatitura posaçërisht për këtë ditë, duke rikujtuar rëndësinë e alfabetit si themel të gjuhës shqipe, identitetit tonë dhe zhvillimit arsimor.
Feti Abazi dhe Komuna e Bogovinës po dëshmojnë se me VLEN, kultura, tradita dhe gjuha shqipe marrin vëmendjen dhe respektin që meritojnë.
VLEN do të vazhdojë të mbështesë ngjarje dhe iniciativa që forcojnë vetëdijen kombëtare, rrisin pjesëmarrjen e të rinjve dhe promovojnë vlerat tona.

