Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Paga mesatare u rrit me 115 denarë! Edhe me rritje vjetore prej gati 10%, nuk mbulohet shporta sindikale

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Nëntor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 21 nëntor – Në shtator, paga mesatare neto në Maqedoni ishte 45.466 denarë ose 740 euro. Kjo është 115 denarë më shumë se në gusht, ose 0.3 për qind më shumë. Por krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, rritja vjetore është e konsiderueshme – 9.3 për qind. Edhe më e madhe është rritja nëse krahasohen nëntë muajt e vitit 2025 me periudhën e njëjtë të vitit 2024 – rritje prej 9.9 për qind.

Ndryshe, për të mbushur shportën minimale sindikale nevojitet pothuajse një pagë mesatare e gjysmë

“Duke theksuar se jeta është sërish tepër e shtrenjtë për qytetarin dhe punëtorin e Maqedonisë, për këtë muaj nevojiten minimumi 65.173 denarë për të përballuar shpenzimet e një familjeje me katër anëtarë, ose 80.000 denarë nëse ajo paguan qira apo ka kredi banese”, tha Ivan Peshevski, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Nga Lidhja e Sindikatave përsëritën se paga mesatare po rritet, ndërsa ajo minimale ka mbetur e pandryshuar që nga marsi – prandaj kërkojnë rritjen e saj në 600 euro.

“Për momentin, minimumi 80.000 denarë nevojiten për të mbijetuar një muaj për një familje. Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesa për një pagë minimale prej 600 eurosh, duke pasur parasysh se shumica e përgjigjeve në sondimin tonë ishin pikërisht për këtë shumë, theksoi Ivan Peshevski, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sindikatat paralajmëruan protesta dhe greva në përpjekje për të siguruar një rritje të pagës minimale. Ata theksojnë se një bazë për rritjen e pagës minimale është edhe produktiviteti i mirë i punëtorit, i cili krijon shumë më tepër vlerë sesa paguhet.

Ndryshe, ditë më parë, grupi parlamentar i Frontit Europian kërkoi pagë minimale 600 euro për punëtorët me arsim të mesëm dhe 800 euro për ata me arsim të lartë – modeli i ashtuquajtur malazez.

Megjithatë, disa ekonomistë thonë se lidhja e rritjes së pagës minimale me pagën mesatare krijon një efekt “enësh të ndërlidhura”, ku të dyja ndikojnë njëra-tjetrën, duke përjashtuar parametrat ekonomikë. Prandaj, sipas tyre, kjo lidhje duhet shkëputur dhe paga minimale të bazohet vetëm në tregues ekonomikë si inflacioni, produktiviteti ose rritja e prodhimit të brendshëm bruto.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.