Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

24 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale kundër kancerit të gjirit – 700 mijë gra përfshihen në studimin më të madh në botë

24 Nëntor, 2026

Edon Rexhepi shpallet studenti më i mirë në Fakultetin Ekonomik të USHKM-së, me mesatare 10,00

24 Nëntor, 2026

Marta Kos thirrje Qeverisë: Pa ndryshimet kushtetuese, nuk ka përparim drejt BE-së!

24 Nëntor, 2026

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i tregon Shasivarit si duhet të bëhet jurisprudenca shqip!

24 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti me letër të hapur drejtuar ministrit Shasivari

24 Nëntor, 2026

Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

24 Nëntor, 2026

Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon për diversitetit mediatik

24 Nëntor, 2026

“Rrugët e Maqedonisë”: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, mjegull në Kodrën e Diellit

24 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 24 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Facebook dhe Instagram prezantojnë mjete të reja për krijuesit!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Nëntor, 2025Updated:21 Nëntor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Meta ka prezantuar një mjet të ri për krijuesit që quhet “content protection”, i cili mund të zbulojë automatikisht kur një video origjinale e krijuesit është ribotuar (ose pjesërisht ose plotësisht) në Facebook ose Instagram. Krijuesit që janë të regjistruar mund të shohin se cilat llogari kanë shpërndarë përmbajtjen e tyre dhe të ndërmarrin veprime: Me opsionin “track”, krijuesi mund të vendosë një etiketë që tregon qartë se videoja është origjinale nga llogaria e tyre.

Mund të monitorojnë numrin e shikimeve që videoja e ribotuar merr. Ka një opsion “block”, që lejon krijuesin të bllokojë plotësisht videon, pra askush tjetër nuk do ta shohë atë kopje. Sidoqoftë, Meta thotë se zgjedhja e kësaj nuk do të rezultojë domosdoshmërisht në sanksione shtesë për llogarinë që e ribotoi. Opsioni “release” heq videon nga tabloja e kontrollit të krijuesit, që do të thotë se krijuesi nuk ka më qasje për të parë performancën e asaj kopjeje.

Në panelin e kontrollit, krijuesit mund të shohin edhe nëse videoja që përdor përmbajtjen e tyre po monetizohet, gjë që mund të ndikojë në vendimin për t’ia vënë etiketën ose ta bllokojnë. Kjo veçori është e disponueshme për krijuesit që janë pjesë e programit të monetizimit të Meta-s dhe që plotësojnë disa kritere të integritetit dhe origjinalitetit. Meta thekson se ky mjet do të jetë më i aksesueshëm për shumë krijues sepse nuk është vetëm në platforma të veçanta për menaxhim të të drejtave, por do të jetë i disponueshëm direkt në aplikacionin e Facebook-ut.

Instagram po teston një funksion të ri që u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi përmbajtjen që shfaqet në “feed”-in e tyre. Opsioni i ri u mundëson përdoruesve të zgjedhin temat që i interesojnë dhe të heqin ato që duan t’i shohin më rrallë. Sipas një postimi të drejtorit të Instagram-it, Adam Mosseri, synimi është t’u ofrohet përdoruesve “më shumë kontroll mbi përvojën e tyre personale” dhe të bëhet “feed”-i më i përshtatshëm.

Kjo risi vjen vetëm disa ditë pasi platforma prezantoi historikun e shikimeve të videove Reels (Watch History). Algoritmi i Instagram-it në masë të madhe përcakton çfarë shohin përdoruesit, ndaj kjo ndryshim do të mundësojë rregullim më të saktë të përmbajtjes sipas interesave të tyre. Kjo mund të çojë në “feed”-e më të personalizuara dhe të zvogëlojë shfaqjen e temave që nuk i interesojnë përdoruesve.

Lexuar: 48

Lajme te ngjashme

Edon Rexhepi shpallet studenti më i mirë në Fakultetin Ekonomik të USHKM-së, me mesatare 10,00

Marta Kos thirrje Qeverisë: Pa ndryshimet kushtetuese, nuk ka përparim drejt BE-së!

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i tregon Shasivarit si duhet të bëhet jurisprudenca shqip!

Ali Ahmeti me letër të hapur drejtuar ministrit Shasivari

Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon për diversitetit mediatik

Lajmet e fundit

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

24 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale kundër kancerit të gjirit – 700 mijë gra përfshihen në studimin më të madh në botë

24 Nëntor, 2026

Edon Rexhepi shpallet studenti më i mirë në Fakultetin Ekonomik të USHKM-së, me mesatare 10,00

24 Nëntor, 2026

Marta Kos thirrje Qeverisë: Pa ndryshimet kushtetuese, nuk ka përparim drejt BE-së!

24 Nëntor, 2026

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i tregon Shasivarit si duhet të bëhet jurisprudenca shqip!

24 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti me letër të hapur drejtuar ministrit Shasivari

24 Nëntor, 2026

Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.