Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Hoxha i Aleancës nga Kumanova , GODET

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Nëntor, 2025 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Shkruan Hoxhe Rexhail Aziri
KUR HISTORIA TË MBAN NË ANËN E DUHUR: ARBEN FETAI QËNDRON, ZIJADIN SELA RROTULLOHET
Në këtë kohë ku maskat bien me zhurmë, po del në shesh më qartë se kurrë kush ka qenë burrë dhe kush ka qenë veç hiq i veshur me fjalë të mëdha.
Po i shohim sot ata që dikur bërtisnin për parime, e sot lëpijnë aty ku u duket interesi.
Po i shohim ata që kurrë s’patën vizion, as shtyllë, as bosht”kurrizor” — njerëz që ndërrojnë kahje si leckë e hedhur në erë.
Dhe pikërisht këta, që e shitën moralin për një vend të mjerë, kanë guximin sot të flasin, të shpifin e të etiketojnë. Por para se të hapin gojën, le ta dinë një gjë të thjeshtë: ka njerëz që nuk i përkul dot as presioni, as oferta, as frika. Njëri prej tyre është Arben Fetai. Ndaj kush nuk mban dot peshën e vet, le ta kursejë guximin e rremë — sepse vetë fakti që sulmon Arbenin, të tradhton ty, jo atë.
Arben Fetai, guximtari i pashoq që e vazhdoi rrugën për ndryshim.
Ai nuk i zhgënjeu themeluesit e Aleancës, nuk i la në udhëkryq dhe nuk tradhtoi as idealin, as njerëzit që besuan në të.
Me guxim, me vendosmëri dhe me kokë lart e mbajti shpresën për ndryshim. Sot, kush e njeh, e di mirë: Arbeni nuk u ankua, nuk u dorëzua, nuk u shit — sepse nuk është prej atyre që i dredhin parimet si era degët.
Ai qëndroi i njëjtë, edhe kur shumë të tjerë e ndryshuan veten për interesa të vogla.
Po ju që flisni sot për ideale… ku i keni idealet? Ju që dje ndërtuat kauzë kundër BDI-së, sot jeni ulur në prehër të atyre që vetë i quajtët padrejtësi.
Çfarë u bë rrugës? Ku u zhduk morali që përmendnit me gojën plot? A mbeti ndonjë parim, apo gjithçka u tret në interes personal? Sepse kur njeriu është hiq, kur nuk ka vlerë, kërkon çdo cep ku mund të strehohet — madje u fshin edhe këpucët atyre që deri dje i akuzonte.
Prandaj mos folni për themelues. Mos folni për ideale. Idealisti nuk shitet për një karrige, as themeluesi nuk blihet me një post. Mos harro: kur s’kishe konak në Kumanovë e Likovë, unë isha ai që të çova, të hapa derën dhe të ndihmova. Por ti ndryshoje qëndrimet çdo ditë — sot po, nesër jo, pasnesër askush s’e dinte.
E kur vetë nuk ke bosht, fajin gjithmonë ia hedh tjetrit. Sot ky, nesër ai — vetëm që ta shpëtosh veten nga pasojat e vetes tënde.
Sot je bërë strehë për sahanlëpirës, sepse vetëm ata të ngjajnë.
Të bashkon mungesa e vlerës, mungesa e karakterit, mungesa e çdo gjëje që një njeri i ndershëm duhet të ketë. Por Arben Fetai nuk është si ju. Ai ka qëndrime burrërore.
Ai ka besnikëri. Ai ka vepra, jo fjalë boshe.
Ai ka respekt dhe lavdërime nga themeluesit e Aleancës, sepse ai e mbajti rrugën, dinjitetin dhe fjalën — gjëra që disa prej jush as nuk i kuptojnë.
Ti nuk mund ta vësh Arbenin në provë. Nuk mund ta matësh — sepse as nga karakteri, as nga morali, nuk i afrohesh dot. Arbeni vjen nga Sllupçani legjendar, i rritur me vlera, i shkolluar në Evropë, i formuar me parime.
Ai është guximtar, ka shtyllë, ka peshë — e jo si ju që shisni gjithçka për pak përfitime.
Në këtë botë ka dy lloje njerëzish: — ata që mbajnë fjalën, — dhe ata që nuk mbajnë fjalën, e që janë një hiq. Arben Fetai është një i vetëm me plotë vlera, i pari i Aleancés, e ndërsa ju …?! / Televizioni News
Lexuar: 27

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.