Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

U paralajmërua me pompozitet! Ministria e Transportit anulon tenderin për sheshin “Skënderbeu”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Nëntor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 18 nëntor – Me gjithë zhurmën politike dhe premtimet e bujshme për investimin më të madh kapital në Çair, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka anuluar tenderin për ndërtimin e fazës së tretë të sheshit “Skënderbeu”. Vendimi ka ardhur vetëm një ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit, duke rritur dilemat për seriozitetin dhe transparencën e procesit, shkruan gazeta KOHA.

Tenderi, i shpallur më 17 tetor me një vlerë prej 21.200.000 euro, parashikonte ndërtimin e sheshit të shumëpërfolur dhe të parkingut nëntokësor me mbi 400 vende. Megjithatë, më 3 nëntor – një ditë para se kompanitë ndërtuese të dorëzonin dokumentet (afati 4 nëntor),  procesi u anulua. Sipas Ministrisë së Transportit, arsyeja zyrtare është se “dokumentacioni i tenderit përmban lëshime ose mangësi të konsiderueshme”. Nga 3 nëntori e këtej, nuk është dhënë asnjë informacion nëse dhe kur tenderi do të rishpallet.

Ky investim ishte shndërruar në një nga kartat kryesore politike të zyrtarëve shqiptarë të VLEN-it në Qeveri. Më 16 shtator, afër një muaj para zgjedhjeve lokale, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti deklaroi se Qeveria kishte siguruar 25 milionë euro për fazën e tretë të sheshit “Skënderbeu” dhe për parkingun modern nëntokësor. Sipas tij, projekti do të zgjidhte një nga problemet më të mëdha urbane të Çairit dhe Çarshisë – mungesën e hapësirave për parkim. “Nuk po flasim për projekte në letër, por për investime që po bëhen realitet. Çairi po fiton infrastrukturën që i takon, hapësira moderne dhe zhvillim urban që i ndryshon jetën përditshmërisht qytetarëve”, kishte shkruar Mexhiti në Facebook.

Edhe zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, më 17 tetor konfirmoi fillimin e procesit të tenderimit, duke e quajtur projektin “investimi më i madh në historinë e komunës së Çairit”. Ajo paralajmëroi se ndërtimi do të niste së shpejti dhe se sheshi do të merrte një funksion të ri, me hapësira të çliruara për aktivitete publike, manifestime dhe kulturë, raporton KOHA.

Për parkingun nëntokësor dhe fazën finale të sheshit “Skënderbeu” flitet prej më shumë se një dekade. Punimet e para nisën në vitin 2012, por prej vitit 2018 nuk është ndërmarrë asnjë hap i prekshëm. Në çdo palë zgjedhjesh, sheshi ka qenë ndër premtimet kyçe për shqiptarët në Shkup, por përveç platosë mbi bulevardin “Goce Dellçev” dhe muralit që përshkruan figurat historike shqiptare, projekti nuk ka ecur përpara.

Anulimi i tenderit të radhës është vetëm një tjetër episod në sagën e gjatë të një premtimi të pambajtur, duke lënë qytetarët e Çairit edhe një herë në pritje të zgjidhjeve reale për hapësirën publike dhe parkimin. Ndërkohë, mbetet e paqartë kur – dhe nëse – Ministria e Transportit do të rishpallë tenderin për projektin që për vite me radhë është përdorur si kartë politike, por që ende nuk ka marrë formë në terren. (koha.mk)

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.