Në pesë bashkitë e vendit, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat është duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave.
Deri më tani, në të gjitha bashkitë kryesojnë kandidatët socialist.
REZULTATET:
Vlorë– Nga kutitë e para të numëruara, në Pallatin e Sportit në Vlorë, kandidatja e Partisë Socialiste është në avantazh të madh. Nga hapja e kutisë së parë kandidatja e mazhorancës Bruna Mersini ka 39 vota, Dionis Sota i opozitës 7 vota, Gjergj Nikaj 10 vota, 3 vota të pavlefshme.
Berat– Kandidati socialist Ervin Ceca kryeson në Berat me 1354 vota. Kundërshtari i tij në garë, Pavlo Shkarpa, 265 vota. Në total janë numëruar 1679 fletë, por 60 janë të pavlefshme.
Tepelenë- Ka përfunduar kutia e numërimit në Nivicë të Tepelenës, ku kryeson bindshëm kandidati socialist, Gramoz Sako me 196 vota, ndërsa Gabriel Guma i PD-së me vetëm 6 vota. Ndërkohë në kutinë e dytë, në Sinanaj, Sako sërish kryeson me 111 vota, ndërsa Guma me 26, ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme. Në Progonati ka fituar sërish socialisti me 188 vota dhe 30 vota Guma.Në Dhemblani Sako kryeson me 144 vota, ndërsa kundërshtari i tij Guma me 34 vota. Në Kodra kryeson sërish kandidati socialist me 86 vota. Ndërsa Guma vetëm me 23 vota.
Cërrik– Mbyllet numërimi i kutisë së parë në Cërrik, Florenc Doka i PS me 77 vota, kandidati i PD-së Amarildo Hoxha me 15 vota, ndërsa Eligert Hima nga “Lëvizja Shqipëria Bëhet” me 13 vota.
Mat– Edhe në këtë bashki kryeson kandidati socialist. Nga numërimi i 47 kutive, Altin Bojni numëron 585 vota, i ndjekur nga kandidati i pavarur Eduart Brahilika me 259 vota. Ndërsa Pasha ka marrë vetëm 33 vota

