Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

30 Prill, 2026

Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!

30 Prill, 2026

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 30 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“E rrahu gruan ditën e Bajramit pse nuk po zgjoheshin fëmijët nga gjumi” – zbulohen detaje se si Astrit Istrefi e maltretonte gruan

Suad AvdiuBy Suad Avdiu7 Nëntor, 2025 Kosovë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sipas dosjes gjyqësore të siguruar nga mediat, dalin në pah detaje tronditëse për Astrit Isufin – personin e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës. Dokumentet e gjykatës përshkruajnë një histori të përsëritur dhune ndaj bashkëshortes së tij.

Në dosje thuhet se më 30 mars 2025, gjatë ditës së Bajramit, Astrit Isufi e kishte sulmuar gruan e tij në dy raste të ndryshme. Fillimisht, ai e kishte goditur me shuplakë e grushte, pasi ajo nuk kishte arritur t’i zgjonte fëmijët nga gjumi. Në përshkrimin e dosjes theksohet se gruaja ishte rrahur në fytyrë dhe trup pa asnjë arsye të arsyeshme.

Më vonë gjatë ditës, pas kthimit nga vizitat tek familjarët, tensionet ishin rritur sërish. Siç përshkruhet në dokument, Isufi ishte zemëruar kur kishte mësuar se mungonte një produkt ushqimor dhe kishte hedhur pjatat në dysheme. Më pas, e kishte tërhequr zvarrë bashkëshorten në një dhomë dhe e kishte goditur disa herë me një kabllo rryme.

Ngjarjen e kishte parë edhe vajza e tyre, e cila kishte ndërhyrë duke i kërkuar të atit të ndalonte “sepse po e mbyste nënën”. Pavarësisht kësaj, sipas dosjes, ai kishte vazhduar dhunën deri sa kishte konsideruar se “mjaftonte”.

Në të njëjtën ditë, siç raportohet në dosje, Isufi e kishte kërcënuar bashkëshorten se nëse do të ndahej prej tij “do t’ia vriste gjithë familjen”. Këto kërcënime e kishin lënë gruan në gjendje të rënduar psikologjike, me ankth dhe frikë për jetën.

Për veprat e dhunës në familje, Gjykata në Prishtinë – Dega në Drenas, e kishte dënuar më parë Astrit Isufin me 154 ditë burgim dhe 300 euro gjobë, ndërsa për kanosje ishte gjobitur me 500 euro.

Lexuar: 340

Lajme te ngjashme

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhëtuar babanë me një shqiptar

Kush janë persidentet e ardhshme të Kosovës me dimija sipas Vedat Bajramit?! (FOTO)

“Ktheni çlirimtarët në shtëpi” – Një baner me figurat e ish-krerëve të UÇK-së vendoset te hotel “Grand”

Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?

Naim Alili: “Nuk të harrojmë kurrë!” – Mesazh i fuqishëm nga Gërgoci për Fadil Nimani

Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.