Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisje së Mirë Arben Fetai priti në takim
ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut SH.T Christoph
Sommer.
Nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut z.Fetai e njoftoi ambasadorin e ri për
punën e Kabinetit të tij duke I dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë dhe e shprehu dëshirën
për vazhdimin e bashkpunimit, duke nënvizuar bashkpunimin e shkëlqyeshëm me
ambasadoren e deritashme SH.S Veronique Hulman dhe duke I shprehur falenderim.
Ambasadori Sommer u informua për shtyllat kryesore të punës së kabinetit për
Qeverisje të Mirë siç janë lufta kundër korupsionit, hulumtimet finansiare dhe konfiskimi
I aseteve të paligjshme, bashkpunimi me sektorin civil dhe transparenca e punës së
Qeveris dhe institucioneve publike. Zëvendëskryeministri Fetai gjthahtu e njoftoi
shkëlqesinë e tij për zhvillimet më të fundit në vend, përfshirë zgjedhjet lokale dhe
fitoren plebishitare të koalicionit VLEN.
Mes tjerash në takim u rikonfirmuan rrugët e bashkëpunimit, të ndërtuara ndër vite
miqësi, besim dhe respekt të ndërsjellë midis Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, si dhe
për projekte konkrete të rëndësishme për qytetarët, si digjitalizimi i shërbimeve publike,
përmirësimi i transparencës, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm lokal.
Zvicra, si partner strategjik i vendit tonë, vazhdon të mbështesë përpjekjet tona drejt
fuqizimit të institucioneve dhe rritjes së besimit të qytetarëve tek institucionet publike.
Partneriteti ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
Konfederatës së Zvicrës mbetet i fortë, i qëndrueshëm dhe i përkushtuar ndaj progresit
dhe zhvillimit të vendit tonë.


