Ministrja për Europën Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të Progres Raportit të BE.
Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga fjala e komisioneres së zgjerimit të BE-së, Marta Kos, ku flet me nota pozitive për progresin e Shqipërisë.
Ministrja e shoqëron videon me mbishkrimin: Ditë e mirë! Ky nuk është thjesht progres në letra, është një rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar.
Me Europën e vlerave, dhe të ardhmen në duar, Shqipëria do të ngjitet patjetër aty ku duhet.
/vizionplus.tv

