Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup njofton qytetarët se më 1 dhe 2 nëntor 2025 (e shtunë dhe e diel), me rastin e festës fetare të “Ditës së të Gjithë Shpirtrave”, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të zbatojë masa për regjim të veçantë trafiku, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të qetë dhe të sigurt të automjeteve.
Sipas njoftimit, do të vendoset një drejtim i vetëm i lëvizjes së automjeteve drejt varrezave të qytetit në Butel. Lëvizja do të zhvillohet sipas itinerarit vijues:
Automjetet do të qarkullojnë përgjatë rrugës “Butelska”, më pas majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Boca Ivanova”, dhe djathtas deri te hyrja e varrezave të Butelit.

