Avokati Arbër Hoxha deklaroi se nesër gjyqtarja Sonila Bejtja do të jetë në seancën për çështjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, edhe pse mandati i saj ka përfunduar.
I ftuar në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus, Hoxha u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj se çfarë ndodh nëse votat e anëtarëve të trupës gjykuese ndahen baraz, 4 me 4, pasi në seancë do të jenë gjithsej tetë anëtarë.
Avokati sqaroi se në këtë rast nuk ka barazim, pasi vota e kryetarit bën shumicën.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Do të jetë nesër gjyqtarja Bejtja?
Hoxha: Po, do jetë derisa të zëvendësohet.
Borakaj: Pra nesër do të jenë 8 anëtarë, po nëse dalin 4 me 4.
Hoxha: Po.
Borakaj: I bie mund të dalin barazim?
Hoxha: Jo se vota e kryetarit bën shumicën.
/vizionplus.tv

