Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Lamallari: Ne e hoqëm drejtësinë nga duart e politikës, koha që tani të garantojmë drejtësi me standarde të panegociueshme demokratike

TV NewsBy TV News28 Tetor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha mes të tjerash se viti 2024 shënoi një kthesë reale me shifra e fakte në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe kundër krimit të organizuar në veçanti.

Sipas tij drejtësia tashmë ka hyrë në një fazë të re konsolidimi dhe se tani kemi qartësisht një realitet të ri institucional.

“Në vitin 2024, Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të hetimeve proaktive dhe të sekuestrimeve pasurore në 5 vitet e fundit. Hetimet e nisura kryesisht nga prokurorët janë shtuar me 12.3%.  Janë sekuestruar dhe konfiskuar 65.5 milionë euro pasuri – një rritje me gati 60% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është rritja më lartë në pesë vitet e fundit. Po ecën shumë mirë procesi i implementimit të sistemit elektronik CAMS është në zhvillim me mbështetjen e BE-së. Ne sot ne kemi një sistem që ka pavarësi prej politikës e që prodhon besim. Raporti i Kuvendit dëshmon se drejtësia penale shqiptare po ecën drejt konsolidimit të standardeve evropiane”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Në vijim ai tha se mazhoranca ka përgjegjësinë historike për ta konsoliduar më tej këtë reformë dhe se drejtësia e re duhet të garantojë standarde të panegociueshme demokratike njësoj si në vendet evropiane.

“Po të ishte në dorë të një pjese të politikës, ajo pjesë që e sulmon edhe sot e gjithë ditën, Reforma në Drejtësi mbase nuk do të ishte bërë kurrë. Tani, po kjo mazhorancë, ka përgjegjësinë historike për ta konsoliduar më tej këtë reformë dhe shqiptarët të kënë më në fund drejtësinë e munguar qysh nga dita e parë e themelimit të shtetit tonë.  Shqipëria ka hyrë në një fazë të re. Sot ne po negociojmë denjësisht me Komisionin Evropian, me ambicien historike për të qenë në 2030 si të barabartë mes të barabartësh.  Pas kapërcimit të madh që ne bëmë duke ia hequr drejtësinë nga duart politikës dhe çdo lloj ndikimi tjetër, sot është koha për një dimension të ri. Një drejtësi që të garantojë standarde të panegociueshme demokratike, njësoj si në vendet evropiane”, tha Lamallari.

Sa i përket vitit 2025, Lamallari tha se fokusi është transparenca, integriteti, siguria në godinat e gjykatave e prokurorive dhe përdorimi masivisht i teknologjisë.

“Në vitin 2025, ne nuk do të flasim më për reformë, por për konsolidim. Për drejtësi të matshme, të aksesueshme dhe të ndershme. Në këtë rrugë, Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të jetë jo vetëm një koordinatore e politikave, por një udhëheqëse e transformimit të sistemit sipas zotimit të bërë ndaj qytetarëve shqiptarë në radhë të parë, por edhe ndaj Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian në tërësi”, deklaroi Ministri i Drejtësisë.

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.