Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

200 mijë euro që s’i kontrollon kush!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente7 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përllogaritjet e BIRN-it treguan se partitë, anëtarët e tyre, ministrat, iniciativat e pavarura dhe vetë kandidatët për kryetarë komunash e këshilltarë, gjatë raundit të parë të zgjedhjeve lokale, kishin publikuar mijëra reklama në rrjetet sociale. Vetëm në Instagram dhe Facebook, brenda një muaji para raundit të parë, ishin shpenzuar rreth 200 mijë euro

Shkup, 27 tetor – Më 19 tetor, në dy shtete të vogla evropiane u mbajtën zgjedhje lokale. Fushatat në të dy vendet zhvilloheshin sipas një rendi të caktuar, me një ndryshim të madh: në Maqedoni, pa asnjë problem shpenzoheshin para për postime të sponsorizuara në rrjetet sociale, ndërsa në Estoni kjo ishte e ndaluar. Estonia është shtet-anëtar i Bashkimit Europian dhe, dhjetë ditë para zgjedhjeve, dy rrjetet më të fuqishme – Facebook dhe Instagram – ndaluan publikimin e postimeve të sponsorizuara nga politikanët vendas. Kjo ndodhi sepse BE-ja miratoi rregulla strikte për reklamat politike në rrjetet sociale, me qëllim që të parandalojë manipulimet dhe ndikimin e  fshehtë ndaj votuesve përmes reklamave, burimi, financimi dhe audienca e të cilave nuk janë publikisht të njohura. Rrjetet sociale nuk arritën t’i përgjigjen kërkesave të BE-së për transparencë, ndaj vendosën të ndërprisnin reklamat politike në të gjitha shtetet-anëtare të Unionit.

PARATË SI MOTORI KRYESOR I FUSHATËS

Maqedonia nuk është pjesë e BE-së, prandaj politikanët nuk e kanë këtë problem, sepse këto standarde evropiane nuk janë detyruese për ta. Përkundrazi, situata është e kundërt: gjatë fushatës zgjedhore, në rrjetet sociale praktikisht lejohet gjithçka, sepse as nuk janë të rregulluara, as ndonjë institucion shtetëror nuk monitoron çfarë ndodh në to – kush publikon, çfarë publikon, apo sa dhe nga ku janë paratë e shpenzuara për reklamat politike. Çdo aspekt tjetër i fushatës është i rregulluar me hollësi në Kodin Zgjedhor, me theks të veçantë te reklamat në media, sepse këto para ndahen nga buxheti i shtetit – për zgjedhjet lokale ishin parashikuar mbi 6 milionë euro.

Nga ana tjetër, përllogaritjet e BIRN-it treguan se partitë, anëtarët e tyre, ministrat, iniciativat e pavarura dhe vetë kandidatët për kryetarë komunash e këshilltarë, gjatë raundit të parë të zgjedhjeve lokale, kishin publikuar mijëra reklama në rrjetet sociale. Vetëm në Instagram dhe Facebook, brenda një muaji para raundit të parë, ishin shpenzuar rreth 200 mijë euro, sipas të dhënave për reklamat politike që i publikon kompania Meta – pronare e këtyre dy rrjeteve më të përdorura në vend.

Arkivat tregojnë se janë sponsorizuar reklama elektorale si për promovim, ashtu edhe për njollosjen e kundërshtarëve, dhe se fushata në rrjete kishte filluar para nisjes zyrtare të saj dhe kishte vazhduar edhe gjatë heshtjes zgjedhore.

Sipas Meta-s, nga profilët e rreth 30 politikanëve, reklamat “rridhnin” edhe të shtunën para raundit të parë. Njëri prej tyre atë ditë kishte shpenzuar mbi 500 euro për 20 reklama, për të fituar votuesit vetëm një ditë para zgjedhjeve. Po të ndodhte kjo në media, shteti do ta ndëshkonte median që ka transmetuar reklamën gjatë heshtjes. Por, pasi Facebook nuk është i rregulluar, nuk ka as sanksione, as kërkesa për më shumë transparencë. Nga Facebook mund të merren të dhëna për sa para ka shpenzuar çdo profil veçmas në një periudhë të caktuar, por jo sa para janë shpenzuar nga një llogari apo parti e caktuar.

Politikanët-influencues maqedonas ishin  aktivë edhe në rrjete të tjera sociale, dhe reklamat e tyre mund të gjendeshin edhe në faqe të huaja përmes reklamave të paguara në Google. Ndryshe nga Meta, kompanitë e tjera nuk japin të dhëna për shumat e shpenzuara.

MUNGESË MBIKËQYRJE DHE BOSHLLËK INSTITUCIONAL

Reklamat politike në rrjetet sociale nuk janë më ndonjë risi – prej më shumë se dhjetë vjetësh ato përbëjnë pjesë të rëndësishme të fushatave zgjedhore. Ndikimi i tyre mbi votuesit është i padiskutueshëm, sidomos duke pasur parasysh se, sipas hulumtimit të fundit të Institutetit Republikan Ndërkombëtar (IRI), për një të katërtën e popullsisë në Maqedoninë e Veriut – rrjetet sociale janë burimi kryesor i lajmeve politike, ndërsa më shumë se gjysma e qytetarëve informohen rregullisht përmes tyre. Kjo është e pritshme, sepse pothuajse 70% e popullsisë me të drejtë vote ka profil në Facebook, mbi 50% në Instagram, dhe këtë përqindje po e afrohet shpejt edhe TikTok-u.

Kjo prani masive i bën rrjetet sociale mjet ideal për komunikim politik, por edhe burim të mundshëm manipulimi dhe financimi jo-transparent të fushatave.

Për këto rreziqe, Bashkimi Europian vendosi rregulla më të rrepta për transparencën e reklamave politike – veçanërisht për shpenzimet dhe targetimin e audiencës, pas disa rasteve problematike në zgjedhjet e disa shteteve anëtare. Njëri ndër më të fundit është shembulli i Rumanisë, ku në nëntor 2024 u anulua raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale për shkak të dyshimeve për ndërhyrje të huaj përmes rrjeteve sociale. Kandidati Kalin Georgescu u bë papritur favorit falë mbështetjes masive në TikTok, por hetimi zbuloi se fushata e tij ishte financuar dhe koordinuar nga aktorë të huaj.

Rast i ngjashëm ndodhi edhe në Hungari dy vjet më herët. Portali hungarez Telex zbuloi se një organizatë influencuesish e afërt me partinë në pushtet Fidesz, kishte përgatitur një fushatë me vlerë rreth 2.7 milionë euro për promovimin e mesazheve qeveritare. Sipas mediave, organizata u bë reklamuesi më i madh politik në rrjetet sociale, duke anashkaluar rregullat dhe kufizimet e fushatave elektorale.

SHUMË REKOMANDIME, PAK VEPRIME

Në Maqedoni, prej kohësh është vërejtur nevoja serioze për rregullimin e reklamave politike në rrjetet sociale. Problemi është theksuar vazhdimisht në disa raporte të njëpasnjëshme të Misionit të OSBE/ODIHR, që monitoron proceset zgjedhore në vend. Në raportin pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale theksohet se “fushata në rrjetet sociale, përfshirë reklamat e paguara dhe fushatat nga palë të treta, nuk është e rregulluar konkretisht. Asnjë organ mbikëqyrës nuk ka mandat ta ndjekë, as të zbulojë dezinformime, përmbajtje manipuluese apo sjellje joautentike të koordinuar, gjë që shkakton shqetësim”.

Po ashtu, shumë nga rekomandimet e mëparshme për transparencën dhe raportimin financiar të fushatave mbetën të pazbatuara. Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, edhe Enti Shtetëror i Revizionit kërkoi ndryshime ligjore për të rregulluar shpenzimet për reklamat në internet dhe rrjete sociale. Të njëjtën rekomandim e dha edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke theksuar  se reklamat digjitale të parregulluara paraqesin burim të mundshëm abuzimi. Megjithatë, të gjitha këto paralajmërime nuk sollën ndryshime konkrete. Edhe pse grupi punues për ndryshimet e Kodit Zgjedhor kishte përgatitur tekstin që në 2023, ai ende nuk është futur në procedurë parlamentare.

Sipas bashkëbiseduesve të BIRN-it që morën pjesë në hartimin e tij, rregullat e reja do të duhej të zgjidhnin shumicën e problemeve ekzistuese.

“Sa më shpejt duhet bërë ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që të dihet kush do të monitorojë rrjetet sociale gjatë zgjedhjeve dhe, në përgjithësi, të kemi një kod që ndjek ndryshimet”, thekson drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski. ASHAA-ja, në 2023, përgatiti një Kod vullnetar sjelljeje në hapësirën online gjatë  zgjedhjeve, por atë e kishin nënshkruar vetëm pesë parti politike dhe katër kandidatë të pavarur që morën pjesë në këto zgjedhje. Në mungesë të një rregullative të tillë, sjellja e aktorëve politikë në rrjetet sociale gjatë fushatave mbetet çështje e vullnetit të tyre të mirë. Ata vetë vendosin sa para do të shpenzojnë për reklama dhe nëse do të respektojnë rregullat e fushatës.

Prandaj, asnjë institucion nuk reagoi kur një kandidat për kryetar të Shkupit filloi në Facebook një fushatë denigruese ndaj kundërshtarit që në shtator, para fillimit zyrtar të fushatës – gjë e ndaluar me Kodin Zgjedhor. Po ashtu, askush nuk reagoi kur reklamat e paguara vazhdonin gjatë heshtjes zgjedhore.

Në të njëjtën kohë, edhe vetë ministrat përdorën reklama të paguara për promovim politik të drejtpërdrejtë – pa  mbikëqyrje dhe pa kufizime. (Prizma.mk)

Lexuar: 41

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.