Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Haradinaj: Kam informacione se do të tentojnë ta zgjedhin qeverinë me votim të fshehtë për të kontrabanduar deputet

26 Tetor, 2025

Fillon orari dimëror i fluturimeve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

26 Tetor, 2025

Erkan Arifi: Punimet për rekonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, sanimin e rezervoarit ekzistues dhe ndërtimin e rezervoarit të ri në fshatin Hotël po ecin sipas planit

26 Tetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Haradinaj: Kam informacione se do të tentojnë ta zgjedhin qeverinë me votim të fshehtë për të kontrabanduar deputet
  • Fillon orari dimëror i fluturimeve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit
  • Erkan Arifi: Punimet për rekonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, sanimin e rezervoarit ekzistues dhe ndërtimin e rezervoarit të ri në fshatin Hotël po ecin sipas planit
  • MPB në vitin 2024 regjistroi mbi 10% më shumë keqpërdorime të pozitës nga zyrtarët e saj
  • Kurti para sfidës finale, sot vendoset për formimin e Qeverisë së re
  • Arben Fetai dhe Bashkim Bakiu: Është frymë fitoreje në Bogovinë, e gjithandej
  • Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë
  • Moti sot në Maqedoninë e Veriut
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 26 Tetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mickoski: Qytetarët në rrethin e parë votuan për Maqedoninë, në rrethin e dytë dilni edhe më masovikisht

25 Tetor, 2025 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rezultatet nga rrethi i parë të zgjedhjeve lokale qartë tregojnë se qytetarët e kanë zgjedhur VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin si opsion të vetin, porositi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në komunën e Lozovës në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u bërë thirrje qytetarëve për përkrahje në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Mickoski ka shprehur përkrahje për kandidatin dhe kryetarin aktual të komunës së Lozovës, Boshko Cvetkovski, për të cilin tha se është “njeri i ri punëtor, person i shkëlqyeshëm dhe maqedonas i madh”. Ai shtoi se Cvetkovski e ka përkrahjen e tij të madhe, si dhe përkrahjen e Qeverisë, me të cilën, siç tha, do të realizohen projekte në komunë.

“Për këtë shkak, dua qartë të bëjë me dije se e ka përkrahjen time personale, të padyshimtë dhe po ashtu e ka përkrahjen e Qeverisë, me të cilën së bashku me komunën e Lozovës do të bëjmë shumë projekte këtu. Ashtu që, unë jam i bindur se Boshko jo vetëm se është kryetar i mirë dhe i suskesshëm i komunës, por i sigurtë jam se do të jetë i mirë edhe më i suksesshëm në katër vitet e ardhshme”, tha Mickoski.

Sipas tij, partia tanimë ka siguruar fitore në 33 komuna, ndërsa edhe në 26 është në epërsi ose afër fitores.

“Pres që në fund të këtyre zgjedhjeve, VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni të kenë 59 kryetarë komunash”, tha ai, duke shtuar se në 58 komuna koalicioni fitoi edhe në listat e këshillave, duke siguruar shumicën në këshilla.

Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të dalin në numër sa më të madh në raundin e dytë, duke theksuar se zgjedhja është e qartë, mbështetje për koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ose, siç tha ai, një kthim në koalicionin që “shtatë vite e grabiti dhe poshtëroi Maqedoninë”.

“Opsioni i dytë është opsioni që është, praktikisht, koalicion që ishte qeveri deri para një vit e gjysmë, e paraprakisht, për shtatë vjet, e grabiti Maqedoninë, e shiti dhe e poshtëroi Maqedoninë dhe i grabiti qytetarët e saj. Dhe ky opsion nuk ka mbështetjen e qeverisë. Le të votojmë për njeri që ka qenë këtu me ju në Lozovë gjatë gjithë kohës”, tha Mickoski.

Si pjesë të aktiviteteve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Mickoski sot do të marrë pjesë në tubime në Rosoman, Demir Kapi dhe Negotinë.

Lexuar: 103

Lajme të ngjashme

Fillon orari dimëror i fluturimeve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Erkan Arifi: Punimet për rekonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, sanimin e rezervoarit ekzistues dhe ndërtimin e rezervoarit të ri në fshatin Hotël po ecin sipas planit

MPB në vitin 2024 regjistroi mbi 10% më shumë keqpërdorime të pozitës nga zyrtarët e saj

Arben Fetai dhe Bashkim Bakiu: Është frymë fitoreje në Bogovinë, e gjithandej

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Greva e doganierëve grekë të hënën në kufi do të bllokojë veturat

showbiz

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Showbiz 24 Tetor, 2025

Dashi Atmosfera yjore do jete goxha e favorshme gjate kësaj dite për ata qe janë…

Parashikimi i horoskopit 23 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Showbiz 23 Tetor, 2025

DashiSot energjia juaj është në kulm. Një mundësi e re profesionale ose bashkëpunim do të…

“Do jeni në humor të shkëlqyer” – Horoskopi 22 tetor

Showbiz 22 Tetor, 2025

DashiDitë ideale kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni për…

Horoskopi 21 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Showbiz 21 Tetor, 2025

Dashi Ruani qetësinë, sepse nëse lind një krizë në çift sot dhe nesër, ajo mund…

Vesa feston kështu përvjetorin me Mirlindin

Showbiz 21 Tetor, 2025

Pas një periudhe të gjatë pa ndarë momente nga jeta e saj sentimentale, Vesa Vllasaliu…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.