Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

AKI i bashkohet VLEN-it për të fituar Bërvenicën

25 Tetor, 2025

Astrit Iseni: Siguria dhe sundimi i ligjit mbeten prioriteti më i lartë i MPB-së

25 Tetor, 2025

Qeveria propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”: Një instrument i ri për transparencë, integritet dhe besim në vendimmarrjen publike

25 Tetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • AKI i bashkohet VLEN-it për të fituar Bërvenicën
  • Astrit Iseni: Siguria dhe sundimi i ligjit mbeten prioriteti më i lartë i MPB-së
  • Qeveria propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”: Një instrument i ri për transparencë, integritet dhe besim në vendimmarrjen publike
  • Milan merr një ofertë 100 milionë euro për Leaon
  • Gostivar: 50-vjeçari denoncon se u sulmua nga ish-bashkëshortja dhe vëllai i saj
  • Sonte ndërrohet ora
  • Oda e Zejtarëve organizon ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit
  • A duhet ta vaksinoni fëmijën kundër gripit? Cilët të vegjël nuk duhet ta marrin vaksinën
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 25 Tetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës

24 Tetor, 2025 Rajoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

SPAK ka çuar për gjykim në GJKKO kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

Pas hetimeve të bëra nga SPAK rezulton se Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik Partia Socialdemokrate

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 23.10.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimit penal nr. 49/1, të vitit 2025 (i ndarë nga procedimi penal nr. 49 i vitit 2025), në ngarkim të të pandehurit Kristian Shkreli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale hetimore, (përgjimet e bisedave telefonike, vëzhgimet, si edhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore), në kuadër të procedimit penal nr. 49 të vitit 2025, ka rezultuar se i pandehuri Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.

Gjatë hetimit është evidentuar se i pandehuri ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të këtij subjekti politik, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë.

Lexuar: 61

Lajme të ngjashme

Qeveria propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”: Një instrument i ri për transparencë, integritet dhe besim në vendimmarrjen publike

Kjo është mërgimtarja nga Kosova që humbi jetën në një aksident në Gjermani

Tragjedia e zjarrit në Maliq- Pas nënës dhe vëllait, vdes edhe 6-vjeçarja

Prezantohet “Paketa e Maleve”, Rama: Interes i lartë nga shqiptarët që jetojnë jashtë! Po ecet me ritëm të ulët, dekurajuese

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve për shpëtimin e hebrenjve

Afati i fundit për kandidatët, PS pritet të dërgojë emrat në KQZ për garën e 9 nëntorit

showbiz

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Showbiz 24 Tetor, 2025

Dashi Atmosfera yjore do jete goxha e favorshme gjate kësaj dite për ata qe janë…

Parashikimi i horoskopit 23 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Showbiz 23 Tetor, 2025

DashiSot energjia juaj është në kulm. Një mundësi e re profesionale ose bashkëpunim do të…

“Do jeni në humor të shkëlqyer” – Horoskopi 22 tetor

Showbiz 22 Tetor, 2025

DashiDitë ideale kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni për…

Horoskopi 21 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Showbiz 21 Tetor, 2025

Dashi Ruani qetësinë, sepse nëse lind një krizë në çift sot dhe nesër, ajo mund…

Vesa feston kështu përvjetorin me Mirlindin

Showbiz 21 Tetor, 2025

Pas një periudhe të gjatë pa ndarë momente nga jeta e saj sentimentale, Vesa Vllasaliu…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.