Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

26 Tetor, 2026

“E HUMBËM EDHE SERBINË PAS HUNGARISË!”, Ultranacionalistët e AfD-së gjermane të alarmuar nga rënia e Vuçiqit

26 Tetor, 2026

Osmani: Fillimisht Orban, tani Vuçiqi – Kremlini humbi dy aleatë kyç në Evropë

26 Tetor, 2026

Lista studentore rrëzon dominimin e Vuçiqit pas gati 14 vjetësh!

26 Tetor, 2026

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

26 Tetor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

26 Tetor, 2026

Kasami për humbjen e Vuçiqit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin

26 Tetor, 2026

Nafta arrin në 116 dollarë për fuçi, pritet vendimi për çmimet e reja të karburanteve!

26 Tetor, 2026

Qytetarët serbë treguan pjekuri demokratike – Siljanovska-Davkova uron fitoren e Listës Studentore

26 Tetor, 2026

Izet Mexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, humbja e Vuçiqit goditje për modelin autokratik të qeverisjes

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Izraeli duhet të lehtësojë dërgimin e ndihmave në Gazë

TV NewsBy TV News22 Tetor, 2025 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha se Izraeli është i obliguar që të lehtësojë dërgimin e ndihmave për në Gazë, duke theksuar se duhet t’u sigurojë palestinezëve “nevojat bazike” për mbijetesë. Vendimi i GJND-së u kundërshtua menjëherë nga Izraeli.

Ky vendim vjen në kohën kur organizatat humanitare po përpiqet që të rrisin ndihmën urgjente për Gazën, duke shfrytëzuar armëpushimin e brishtë të arritur më herët gjatë këtij muaji.

Opinioni këshillues i GJND-së nuk është ligjërisht i obligueshëm, por gjykata beson se ai “ka peshë të madhe ligjore dhe autoritet moral”.

Presidenti i GJND-së, Yuji Iwasawa, tha se Izraeli “është i detyruar që të pajtohet dhe të lehtësojë programet e ndihmës të ofruara nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj”.

Këtu përfshihet edhe UNRWA, Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, të cilin Izraeli e ka ndaluar pasi ka akuzuar disa pjesëtarë të stafit të kësaj agjencie se kanë marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu ndaj Izraelit, duke nxitur luftën në Gazë.

GJND vendosi se Izraeli nuk i kishte mbështetur me prova këto akuza.

Izraeli nuk ka marrë pjesë në procedurat në GJND dhe ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës.

“Izraeli refuzon në mënyrë kategorike ‘opinionin këshillues’ të GJND-së, i cili ishte plotësisht i parashikueshëm sa i përket UNRWA-së”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein përmes një postimi në X. “Kjo është përpjekja e radhës politike për të vendosur masa politike kundër Izraelit nën petkun e ‘ligjit ndërkombëtar’”.

Iwasawa tha se GJND “e refuzon argumentin se kërkesa keqpërdor dhe politizon procesin gjyqësor ndërkombëtar”.

Para vendimit, Abeer Etefa, zëdhënëse për Lindjen e Mesme e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), tha se 530 kamionë të WFP-së kishin hyrë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor.

Kamionët kishin dërguar më shumë se 6.700 tonë ushqim, që sipas saj është “i mjaftueshëm për gati gjysmë milioni njerëz për dy javë”.

Etefa tha se aktualisht po hyjnë rreth 750 tonë në ditë, shumë më pak se objektivi i WFP-së prej afërsisht 2.000 tonë ushqime në ditë.

GJND-ja deklaroi se Izraeli, si fuqi pushtuese, ka detyrimin “të sigurojë nevojat bazike të popullsisë vendase, përfshirë furnizimet thelbësore për mbijetesën e saj”.

Izraeli “ka gjithashtu detyrimin që të mos pengojë furnizimin me këto ndihma”, tha gjykata.

Gjykata gjithashtu kujtoi detyrimin sipas së drejtës ndërkombëtare për të mos përdorur urinë si metodë lufte.
OKB-ja i kishte kërkuar GJND-së të sqarojë detyrimet e Izraelit, si fuqi pushtuese, ndaj OKB-së dhe trupave të tjera “përfshirë sigurimin dhe lehtësimin e furnizimit të papenguar me ndihma urgjentisht të nevojshme për mbijetesën” e palestinezëve.

Gjyqtarët e GJND-së dëgjuan një javë dëshmi në prill nga dhjetëra shtete dhe organizata, shumica e të cilave u përqendruan rreth statusit të UNRWA-së.

Gjatë seancave dëgjimore, një zyrtar amerikan shprehu “shqetësime serioze” për paanshmërinë e UNRWA-së dhe pretendoi se Hamasi kishte përdorur objektet e kësaj agjencie.

Zyrtari amerikan, Josh Simmons, tha se Izraeli “nuk ka detyrim të lejojë, veçmas UNRWA-në, të ofrojë ndihmë humanitare”.

Simmons shtoi se UNRWA nuk është opsioni i vetëm për dërgimin e ndihmave në Gaza.

Megjithatë, GJND theksoi se UNRWA “nuk mund të zëvendësohet brenda një kohe të shkurtër pa një plan të përshtatshëm tranzicioni”.

Rasti ishte i ndarë nga çështjet e tjera me të cilat përballet Izraeli, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, për fushatën e tij në Gazë.

Në korrik 2024, GJND-ja publikoi një tjetër opinion këshillues, duke deklaruar se okupimi izraelit i territoreve palestineze ishte “i paligjshëm” dhe duhet të përfundojë sa më shpejt.

Gjyqtarët e GJND-së po shqyrtojnë po ashtu akuzat e ngritura nga Afrika e Jugut, sipas të cilave Izraeli ka shkelur Konventën e OKB-së për Gjenocidin të vitit 1948 me veprimet e tij në Rripin e Gazës.

Një tjetër gjykatë në Hagë, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), ka lëshuar fletarrestime për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./REL

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Lista studentore rrëzon dominimin e Vuçiqit pas gati 14 vjetësh!

Ivica Daçiq mbetet në fund të pusit: s’e kalon pragun me 2,9% të votave në Serbi

Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

Zgjedhjet në Bullgari: Jotova me epërsi të ngushtë ndaj Gurovit, pritet raundi i dytë

Bullgaria në zgjedhje presidenciale: Jotova dhe Gurov përballen mes tensioneve nga lufta në Ukrainë

Lajmet e fundit

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

26 Tetor, 2026

“E HUMBËM EDHE SERBINË PAS HUNGARISË!”, Ultranacionalistët e AfD-së gjermane të alarmuar nga rënia e Vuçiqit

26 Tetor, 2026

Osmani: Fillimisht Orban, tani Vuçiqi – Kremlini humbi dy aleatë kyç në Evropë

26 Tetor, 2026

Lista studentore rrëzon dominimin e Vuçiqit pas gati 14 vjetësh!

26 Tetor, 2026

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

26 Tetor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

26 Tetor, 2026

Kasami për humbjen e Vuçiqit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.