Bujar Osmani ka reaguar sërish në rrjetet sociale, pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Ai në një postim shkruan se nuk pranon që të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit.
Osmani më tej thotë se “AKI mbetet forca më e madhe dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve dhe Ali Ahmeti është dhe mbetet ideologu dhe udhëheqësi i pakontestueshëm i shqiptarëve”.Çairi ishte një mësim, dhe çdo mësim pranohet me dinjitet. E mora përgjegjësinë time dhe e përgëzova fituesin , sepse edhe në këto rrethana dua të lë pas vetes një trashëgimi të kulturës politike, ashtu siç veprova gjatë gjithë fushatës. Por arroganca e disave në Vlen po bëhet e gërditshme. Nuk e pranoj që për këtë arsye të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit”.

