Kryetari i ASH-së, Arben Taravari deklaron se kryeministri Hrisitijan Mickoski vetë do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Taravari për “Lokalno” lidhur me akuzat e VLEN, tha se nuk ndjehet humbës.”Në Gostivar fituam 4:1, dhe më shumë se dyfishi i të gjithë kundërshtarëve. Në Vrapçishtë fituam 9:1. Në Saraj, për fat të keq, humbëm me 580 vota, megjithëse të gjitha sondazhet tregonin se kandidati ynë udhëhiqte 2:1. Megjithatë, sondazhet janë sondazhe, dhe rezultati doli kështu. Jam shumë krenar që promovuam një kandidat të tillë që fitoi zemrat e shumë shqiptarëve në Maqedoni”, thekson Taravari.

