Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

28 Korrik, 2026

Talenti shqiptar Leart Alija në provë te gjiganti austriak Austria Wien

28 Korrik, 2026

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

28 Korrik, 2026

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

28 Korrik, 2026

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

28 Korrik, 2026

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

28 Korrik, 2026

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

28 Korrik, 2026

Rikthehen temperaturat mbi 40 gradë – sinoptikanët paralajmërojnë valë të re të nxehti në Maqedoninë e Veriut

28 Korrik, 2026

Shkarravitet tabela e shoqatës serbe në Kumanovë

28 Korrik, 2026

Mickoski: Nuk do të lejoj ndryshime kushtetuese të tilla siç kërkon Bullgaria

28 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 28 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zgjedhjet lokale/ Monitoruesit shpalosin vërejtjet

Suad AvdiuBy Suad Avdiu20 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese, të qeta dhe të mirëorganizuara, por të prekura negativisht nga mangësitë ligjore dhe polarizimi politik. Misioni vëzhgues i ODIHR-së ka konstatuar në raportin fillestar se boshllëqet ligjore sjellin mangësi edhe në mbikëqyrjen e financimit të fushatës, kurse janë raportuar edhe blerje votash, presione dhe frikësime. Perceptimi për nivelin e korrupsionit, mbetet i lartë.

“Ndonëse nuk shkelën ligjin, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e lartë qeveritarë përuruan, vizituan ose promovuan projekte investimesh dhe infrastrukture si para ashtu edhe gjatë periudhës zyrtare të fushatës, duke minuar mbrojtjet ligjore që parandalojnë keqpërdorimin e burimeve publike dhe janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Raportet për presion të dyshuar mbi punonjësit e sektorit publik dhe frikësimin e votuesve dhe kandidatëve të opozitës, si dhe blerjen e votave nga partitë politike, ishin gjithashtu shqetësuese. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, megjithëse u vunë re disa mangësi në procedura, të tilla si votimi në grup dhe ndërhyrja e panevojshme nga përfaqësuesit e kandidatëve”, tha Mateo Mekaçi, Shef i misionit vëzhgues të ODIHR-së.

ODIHR-ja, në partneritet me përfaqësues tjerë nga misionet monitoruese të huaja, Kongresin e Këshillit të Evropës dhe Parlamentin Evropian, ka konstatuar mungesë inklusiviteti në proces. Thonë se shpikja e temave kombëtare kufizoi hapësirën për problemet lokale.

“Numri i ulët i kandidateve gra për kryetare bashkie dhe mungesa e aksesit për votuesit me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit mbeten shqetësime serioze. Mungesa e mediave lokale, veçanërisht jashtë kryeqytetit, është gjithashtu një problem i madh, duke kufizuar mbulimin e çështjeve lokale… duke kontribuar në spikatje të temave kombëtare, duke polarizuar më tej mjedisin zgjedhor”, tha Gobnait Ní Mhuimneacáin, Shefe e Delegacionit nga Kongresi i Këshillit të Evropës .

“Ne u sugjerojmë autoriteteve lokale të sapozgjedhura të çojnë përpara axhendën e reformave të vendit të tyre në BE”, u shpreh Marta Temido, Shefe e Delegacionit të Parlamentit Evropian.

Monitoruesit e huaj thonë se vendi ka avancuar në raport me disa vende të BE-së në përdorimin e pajisjeve biometike për votim, por kanë vërejtur edhe pengesa në zbatimin e tyre.
Raporti final i ODIHR-së me rekomandime, do të publikohet tetë javë pas zgjedhjeve. Zgjedhjet u monitoruan nga më shumë se 600 monitoues të huaj dhe më shumë se 800 monitoues vendas./Alsat.mk

Lexuar: 9

Lajme te ngjashme

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

Lajmet e fundit

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

28 Korrik, 2026

Talenti shqiptar Leart Alija në provë te gjiganti austriak Austria Wien

28 Korrik, 2026

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

28 Korrik, 2026

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

28 Korrik, 2026

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

28 Korrik, 2026

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

28 Korrik, 2026

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

28 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.