Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kryetari i Qytetit të Shkupit do të vendoset në raundin e dytë, këto janë rezultatet

Suad AvdiuBy Suad Avdiu20 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Shkup do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin mes Orce Gjorgjievskit nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, dhe kandidatit të “E Majta”, Amar Mecinoviq, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pas numërimit të 99,92% të votave, Gjorgjievski ka marrë mbështetjen e 91.582 qytetarëve të Shkupit, ose 39,43%, ndërsa Mecinoviq ka fituar 30.659 vota, përkatësisht 13,20%.

Pas tyre renditen Bashkim Bakiu nga koalicioni VLEN me 27.864 vota (12,00%), Kaja Shukova nga LSDM me 26.714 (11,50%) dhe Skender Rexhepi nga AKI me 26.062 (12,22%).

Raund i dytë do të mbahet edhe në komunën e Aerodromit, ku kandidati i VMRO-DPMNE-së, Dejan Mitevski, fitoi 49,09% të votave, përpara kandidatit të LSDM-së, Aleksandar Trajanovski, i cili mori 20,79%.

Në Butel, në raundin e parë fitoi kryetari aktual Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE me 52,96%, pësuar nga Isamedin Azizit nga AKI, i cili mori 28,17%.

Edhe në komunën Gazi Babë, kryetari aktual Boban Stefkovski nga VMRO-DPMNE siguroi fitore në raundin e parë me 58,42%, përpara Vllatko Mitovskit nga LSDM me 18,00%.

Kandidati Aleksandar Stojkovski nga VMRO-DPMNE u rizgjodh për kryetar të komunës Gjorçe Petrov me 55,73% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga LSDM, Kostadin Acevski, fitoi 18,37%.

Në komunën Karposh do të ketë raund të dytë – Sotir Lukrovski nga VMRO-DPMNE fitoi 34,51%, dhe Stevço Jakimovskit nga GROM me 29,40%.

Në Kisella Vodë, Beti Stamenkovska Trajkovska nga VMRO-DPMNE fitoi në raundin e parë me 57,36% të votave, ndërsa Jane Acevski nga “E Majta” mori 16,81%.

Në komunën Qendër, kryetari do të zgjidhet në raundin e dytë mes Goran Gerasimovskit nga LSDM, i cili mori 38,21%, dhe Mirosllav Labudoviqit nga “ZNAM”, me 25,53%.

Në Saraj, në raundin e parë fitoi Muhamet Elmazi nga VLEN me 50,28%, përpara Blerant Ramadanit nga AKI me 47,55%.

Izet Mexhiti nga VLEN do të jetë kryetari i ri i komunës Çair, pasi fitoi 51,82% të votave, ndërsa Bujar Osmani nga AKI mori 40,39%.

Në komunën Shuto Orizare në raundin e dytë do të përballen Kurto Dudush nga “Unioni i Romëve” me 36,57% të votave dhe Erdjan Demir nga VMRO-DPMNE me 20,69%.

Sipas ligjit, në raundin e parë kryetar komune shpallet kandidati që ka fituar shumicën e votave nga qytetarët që kanë marrë pjesë në votim, me kusht që të ketë votuar të paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore përkatëse.

Nëse në raundin e parë nuk del në votim një e treta e trupit votues, procesi zgjedhor përsëritet për atë komunë.

Zgjedhjet për kryetarë komunash zhvillohen sipas sistemit mazhoritar, ndërsa zgjedhjet për këshillat komunalë sipas sistemit proporcional, në një raund të vetëm.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 2 nëntor.

Lexuar: 473

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.