Sipas një studimi të ri, një analizë gjaku për më shumë se 50 lloje kanceri mund të ndihmojë në përshpejtimin e diagnostikimit të sëmundjes.
Rezultatet e një prove të kreyr në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se testi është në gjendje të identifikojë një gamë të gjerë kanceresh, një rezultat mbreslënës që sugjeron se kjo analizë e gjakut përfundimisht mund të luajë një rol të madh në diagnostikimin e hershëm të kancerit.
Zbulimi në fazë të hershme e bënë sëmundjen më të lehtë për tu trajtuar dhe potencialisht të shërueshme.
Çështja kryesore e këtij studimi është se tre të katërtat e kancereve të zbuluara ishin ato që nuk kanë pasur një program shqyrtimi deri më tani siç janë kanceri i vezoreve, i mëlçisë, i stomakut, i fshikëzës dhe i pankreasit.
Testi Galleri, i prodhuar nga firma farmaceutike amerikane Grail, mund të zbulojë fragmente të ADN-së kanceroze që janë shkëputur nga një tumor dhe qarkullojnë në gjak. Studimi përfshiu 25,000persona të rritur nga SHBA-ja dhe Kanadaja gjatë një viti, ndërsa të njëjtin studim po e bënë tashmë edhe Britania e madhe me një numër më të madh personash.
Analiza e gjakut identifikoi saktë origjinën e kancerit në nëntë nga 10 raste.
Por shkencëtarët që nuk janë përfshirë në hulumtim thonë se nevojiten më shumë prova për të treguar nëse analiza e gjakut ul vdekjet nga kanceri.
/vizionplus.tv

