Në një atmosferë të zjarrtë, madhështore dhe plot emocione, mbajtëm tubimin qendror të koalicionit VLEN në Komunën e Likovës.
Likova sonte foli qartë – iu bashkua fitores plebishitare të koalicionit VLEN në të gjitha komunat!
Sonte premtova se do ta ndalim zullumin, do ta kthejmë shpresën dhe do ta bëjmë Likovën vend më të mirë, ku të rinjtë nuk do të emigrojnë, shtëpitë nuk do të mbyllen dhe shkollat nuk do të zbrazen.
Më 19 tetor fitojmë dhe festojmë, sepse me ne ia VLEN! Me ne, ju VLENI! Me ne, Likova VLEN!
Faleminderit për energjinë, përkrahjen dhe dashurinë që na dhatë sonte!
Na priftë e mbara. Fitorja është e jona! 
