Aleanca Kombëtare për Integrim, mbajti tubim në komunën e Kumanovës. Kandidati i këtij koalicioni, për kryetar të kësaj komune, Selver Ajdini, u zotua se nëse merr besimin e qytetarëve, në asnjë mënyrë nuk do ta lejojë diskriminimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve në këtë komunë.“Zotohemi këtu para jush, se për asnjë çmim nuk do të lejojmë të diskriminohemi dhe të margjinalizohemi, apo majorizohemi në bazë etnike, apo sociale. Ju e dini që Kumanova është Maqedonia në miniaturë. Kryetari aktual po sillet njëjtë si kryeministri i vendit, edhe ai sikur kryeministri nuk e respektoi legjitimitetin, nuk e respektoi as opozitën me këtë nuk u respektoi edhe shqiptarët”, tha Selver Ajdini, Kandidat i AKI-së për kryetar të Kumanovës. /Alsat.mk
Lajmet e fundit:
- Dy të vdekur dhe katër të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainën lindore
- Moti sot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare
- VIDEO/ Rrëzohet helikopteri në mes të plazhit në Kaliforni, mes të plagosurve edhe fëmijë
- Quhet dita dembele! Pse na duhet një ditë në javë ku të mos bëjmë asgjë
- Ahmeti nga Zhelina: Aleanca Kombëtare, mobilizim kombëtar për shqiptarët
- MADHËSHTORE – Shqipëria mposht Serbinë në shtëpinë e tyre
- Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
- Avionët britanikë dhe amerikanë kryejnë mision 12-orësh pranë kufirit rus
E diel, 12 Tetor