Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bekim Fazliu – Përfaqësues nga VLEN

Suad AvdiuBy Suad Avdiu8 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të nderuar qytetarë, të nderuar gazetarë,
Ka kaluar plot një javë që kur hapëm aferën më të madhe politiko-financiare në historinë më të të re të Maqedonisë së Veriut. Për një javë, Ali Ahmeti dhe BDI janë në heshtje totale. Për një javë shpresojnë se duke fshehur të vërtetën, kjo do të zhduket.
Menduan se nëse paraqesim iniciativën në Komisionin e Antikorrupsionit, ne do të ndalemi dhe do të presim. U gënjyen. Ne nuk u ndalëm, por vazhduam të hulumtojmë. Edhe sot, do t’ju paraqesim prova të reja që dëshmojnë se lidhja kriminale e familjes Ahmeti me regjimin e Aleksandar Vuçiqit nuk është e djeshme. Është më e vjetër, më e thellë dhe shumë më e rrezikshme se sa mund ta kishim imagjinuar.
Deri tani e dinim se kompania fantazmë e familjes Ahmeti, “AS Senjak”, e pompuar me miliona euro para publike nga tenderët, shërbeu si ndërmjetës për transferimin e aksioneve të Sasho Mijalkovit në duart e Bankës serbe Alta banka.
Por sot hapim një kapitull të ri të kësaj afere.
Kompania “AS Senjak” nuk është një kompani e zakonshme. Ajo është epiqendër e një rrjeti biznesi, një kompani-nënë që zotëron aksione edhe në kompani të tjera.
Duke hulumtuar atë rrjet, arritëm në një zbulim të tmerrshëm. Një nga kompanitë në të cilën “AS Senjak” e familjes Ahmeti është pronare, ka marrë një kredi të drejtpërdrejtë nga Alta banka nga Beogradi!
Më 9 qershor 2025, përmes një kompanie në të cilën “As Senjak” është bashkëpronare, është tërhequr një kredi prej 5.000,000 euro nga Alta banka. Për të njëjtën kredi, kompania është e obliguar të paraqesë raporte dhe njoftime të rregullta në Bankën Popullore të Serbisë!
Më lejoni të përsëris për të qenë më i qartë: nuk flasim për shitjen e aksioneve para rreth njëzet ditësh. Po flasim për një injeksion të mëparshëm financiar të drejtpërdrejtë nga banka e regjimit serb në perandorinë biznesore të Ali Ahmetit.
Çfarë do të thotë kjo?
Kjo e eliminon plotësisht tezën se mund të bëhet fjalë për një marrëveshje biznesore të izoluar, e njëhershme. Kjo tregon se bashkëpunimi, besimi dhe lidhjet financiare midis familjes Ahmeti dhe bankës së Vuçiqit kanë ekzistuar edhe para kësaj afere.
Shitja e aksioneve të Mijallkovit nuk ishte fillimi, por vetëm vazhdimi ose ndoshta kurora e një bashkëpunimi tashmë të vendosur dhe sekret. Paratë nga Beogradi veçmë janë derdhur në kompanitë e Ahmetit.

Kjo hap pyetje të reja, edhe më serioze, për të cilat Ali Ahmeti nuk mund të heshtë më:
Ali Ahmeti, kur saktësisht daton bashkëpunimi juaj me bankën e regjimit të Aleksandar Vuçiqit? Kur është marrë kjo kredi dhe për çfarë u përdorën ato para?
A është shitja e aksioneve nga “Stopanska banka” Manastir, ndoshta një mënyrë për ta shlyer këtë kredi apo pjesë e ndonjë marrëveshje më të madhe që akoma do ta zbulojmë?
Me çfarë garantohet ajo kredi? Me pronë, me ndikim politik, apo me premtimin se do t’i shisni interesat kombëtare të shqiptarëve?
Sa para gjithsej nga regjimi serb kanë hyrë në kompanitë e familjes suaj? A është kjo e vetmja kredi apo ka edhe të tjera?
Të nderuar,
Fotografia po bëhet më e qartë. Ky nuk është vetëm korrupsion politik, por është varësi financiare nga qendrat që punojnë hapur kundër interesave të shqiptarëve dhe vendit tonë. Ndërsa, aktrojnë patriotizëm para kamerave, prapa skenave kanë bërë marrëveshje dhe kanë marrë kredi nga ata kundër të cilëve supozohet se po luftojnë.
Heshtja e tyre nuk është më një opsion. Çdo ditë heshtje është vetëm konfirmim se ata janë kapur të gjallë në krim dhe tradhti. Ne vazhdojmë përpara. E vërteta duhet të dalë në shesh në tërësi.
Faleminderit.

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajmet e fundit

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.