Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ademi: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat

Suad AvdiuBy Suad Avdiu8 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj sulmit të armatosur ndaj kandidatit të kësaj partie dhe bartësit të listës për Komunën e Likovës, dr. Zekirija Shahini, duke e cilësuar ngjarjen si “akt të rëndë, të qëllimshëm dhe makabër”, që përbën “një alarm serioz për demokracinë dhe sigurinë publike në vend”.

Sipas deklaratës zyrtare, dr. Shahini është plagosur nga një person i maskuar që ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Vetë fakti që në mes të një fushate zgjedhore ndodh një atentat i tillë përbën shqetësim të thellë për rendin, sigurinë dhe demokracinë,” tha Ademi. Në reagimin e tij, nënkryetari i BDI-së theksoi se ky nuk është një rast i izoluar apo i rastësishëm, por një ngjarje që bart indikacione të forta për atentat politik.

“Ky nuk është një incident i zakonshëm, por një akt i rëndë dhe i qëllimshëm që synon të krijojë pasiguri, frikë dhe tension. E dënojmë ashpër këtë akt barbar dhe kriminal dhe kërkojmë reagim të menjëhershëm, serioz dhe transparent nga institucionet kompetente – veçanërisht nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike,” thuhet në deklaratë.

Ademi ka paralajmëruar se fshehja e së vërtetës, devijimi apo relativizimi i ngjarjes do të ishin “të papranueshme dhe të rrezikshme”. Ai theksoi se, ndonëse MPB ka raportuar se “dy persona në lëvizje kanë qëlluar me armë ndaj një automjeti”, dëshmitë nga terreni dhe pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kandidatit të BDI-së.

BDI kërkon që institucionet të ndërmarrin masa urgjente dhe pa kalkulime politike për zbardhjen e plotë të rastit. “Të identifikohet dhe arrestohet autori, si dhe çdo person i përfshirë në organizimin e këtij sulmi. Të informohet publiku me transparencë dhe përgjegjësi, sepse siguria e qytetarëve është çështje shteti, jo partie,” theksohet në reagim.

Ademi paralajmëroi se çdo vonesë apo mungesë reagimi institucional do të ishte papërgjegjësi e rëndë dhe rrezik i drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe sigurinë publike. “Nëse një kandidat politik mund të sulmohet me armë në mes të fushatës zgjedhore, në mes të qytetit, atëherë asnjë qytetar nuk mund të ndihet i sigurt,” tha ai.

Në fund të deklaratës, Arbër Ademi u bëri thirrje qeverisë, MPB-së dhe Prokurorisë Publike të veprojnë menjëherë dhe me seriozitet si garantë të rendit dhe ligjit. “Ky rast nuk guxon të mbetet pa epilog dhe duhet të trajtohet me profesionalizëm e transparencë të plotë. Demokracia nuk mund të frikësohet me armë, dhe vullneti i qytetarëve nuk mund të ndalet me plumba. Ne do të mbetemi të vendosur në rrugën e ligjshmërisë, maturisë dhe dinjitetit politik,” përfundoi Ademi.

Lexuar: 53

Lajme te ngjashme

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

Lajmet e fundit

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.