Muftiu i Muftinisë së BFI-së – Kumanovë, h. Abedin ef. Imeri, priti në takim zv.kryeministrin për Politika dhe Qeverisje të Mirë në Qeverinë e RMV, z. Arben Fetai, dhe kandidatin për kryetar të Komunës së Likovës, z. Nexhmedin Sadiku.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin institucional dhe rëndësinë e përkrahjes së iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e jetës shoqërore dhe fetare në rajonin tonë.
Muftiu shprehu mirënjohje për vizitën dhe vlerësoi angazhimin e tyre në dobi të komunitetit dhe promovimit të vlerave të përbashkëta.

