Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN mbledh Kuvendin Qendror! Rikonstruimi i Qeverisë në fokus, ja kush shkarkohet!

31 Maj, 2026

Një hije e çuditshme në Liqenin e Likovës, dyshohet për peshk gjigand (Video)

31 Maj, 2026

Dy kryeshefat e policisë së Tetovës në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe dhunës në familje

31 Maj, 2026

“EVROPA KIDS LAND hap dyert në Opajë – destinacioni i ri për argëtimin e fëmijëve dhe familjeve”.

31 Maj, 2026

Ilire Dauti: Aleanca nën udhëheqjen tonë, gjithmonë ka ditur të shkulë therra nga këmbët e shqiptarëve

31 Maj, 2026

Në Maqedoni ka rreth 100 mijë të prekur nga sëmundjet e rralla, kërkohet qasje më e shpejtë në trajtim

31 Maj, 2026

Nga 1 janari i viti 2027 pritet të ulet çmimi i rrymës

31 Maj, 2026

Albulena Haxhiu: Tetova, qyteti i qëndresës shqiptare, na mirëpriti me zemër të hapur

31 Maj, 2026

Testohet injeksioni që zhduk të gjitha tumoret, jep rezultate të papara te pacientët (Video)

31 Maj, 2026

Rekord përgjimesh në RMV gjatë 2025! Nën vëzhgim 365 persona

31 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 31 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rubin ngre alarmin për procesin në Hagë: Më dukej sikur ata tashmë kishin vendosur ndaj UÇK-së

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Tetor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

James Rubin, ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë Luftës së Kosovës, ka bërë thirrje të fortë që Gjykata Speciale në Hagë (Dhomat e Specializuara të Kosovës) “të bëjë gjënë e duhur” dhe t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së.

Rubin, i cili dëshmoi për tre ditë si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ngriti alarmin se gjyqi po e çon të drejtën penale ndërkombëtare në një vend “shumë të çuditshëm dhe shqetësues”, dhe i cilësoi pyetjet e gjyqtarëve si të anshme.

Në një intervistë për gazetaren amerikane, Christiane Amanpour, Rubin tha se gjatë dëshmisë së tij vuri re një prirje shqetësuese nga trupi gjykues.

“Gjyqtarët, për habinë time, më bënë pyetje që më dukeshin të njëanshme. Nuk tingëllonin si pyetje për të zbuluar fakte… Më dukej sikur ata tashmë kishin vendosur se UÇK ishte një organizatë e strukturuar ku Thaçi ishte në krye, gjë që nuk është e vërtetë,” tha Rubin.

Ish-diplomati argumentoi se qëllimi i gjykatave të krimeve të luftës është të përcaktojnë përgjegjësinë individuale, jo kolektive, për të parandaluar vazhdimin e konflikteve etnike. Ai tha se këta të pandehur nuk kishin “përgjegjësi, aftësi dhe autoritet për të lejuar ose urdhëruar krime lufte.”

UÇK-ja dhe roli i Hashim Thaçit

Duke folur për përvojën e tij gjatë luftës në Kosovë, Rubin tha se e pa nga afër funksionimin e brendshëm të UÇK-së, të cilën e përshkroi si një “ushtri të papërgatitur, të çorganizuar.”

Ai theksoi se Thaçi, atëherë një djalë i ri, nuk kontrollonte asgjë brenda kësaj strukture, por funksiononte më shumë si ministër i Jashtëm.

Rubin shtoi se Ballkani ndodhet sërish në një situatë të pasigurt dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë pas vendimit të Speciales: “Pastaj Shtetet e Bashkuara bashkë me evropianët duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe ta zgjidhin këtë problem.”

Ai kujtoi se gjatë viteve të luftës, ndërhyrja e udhëhequr nga Presidenti Clinton dhe Madeleine Albright ndihmoi në parandalimin e një gjenocidi potencial në kohë, (Indeksonline)

Lexuar: 882

Lajme te ngjashme

Tri parti shqiptare bashkohen në Mal të Zi për të fituar në Tuz

Murati: Pagat janë rritur 53% gjatë Qeverisë Kurti

Kurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Vuçiqi paralajmëron Kurtin: Do të hakmerremi ndaj jush, pas veprimit të sotëm në Zveçan

Taravari: Rama dhe Kurti t’i ftojnë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia për t’i vendosur „vijat e kuqe“

Lajmet e fundit

VLEN mbledh Kuvendin Qendror! Rikonstruimi i Qeverisë në fokus, ja kush shkarkohet!

31 Maj, 2026

Një hije e çuditshme në Liqenin e Likovës, dyshohet për peshk gjigand (Video)

31 Maj, 2026

Dy kryeshefat e policisë së Tetovës në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe dhunës në familje

31 Maj, 2026

“EVROPA KIDS LAND hap dyert në Opajë – destinacioni i ri për argëtimin e fëmijëve dhe familjeve”.

31 Maj, 2026

Ilire Dauti: Aleanca nën udhëheqjen tonë, gjithmonë ka ditur të shkulë therra nga këmbët e shqiptarëve

31 Maj, 2026

Në Maqedoni ka rreth 100 mijë të prekur nga sëmundjet e rralla, kërkohet qasje më e shpejtë në trajtim

31 Maj, 2026

Nga 1 janari i viti 2027 pritet të ulet çmimi i rrymës

31 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.