Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

29 Nëntor, 2026

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

29 Nëntor, 2026

“E Majta”: Në Onkologji për një javë të tërë po mungojnë barnat bazike për pacientët

29 Nëntor, 2026

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026

“Bechtel dhe Enka“ kërkon 1.200 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, me paga nga 975 deri në mbi 2.200 euro – Ja cilat profesione po kërkohen!

29 Nëntor, 2026

Për shkak të reshjeve të borës, LAMM vendos ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa akse rrugore

29 Nëntor, 2026

Filipçe i përgjigjet Zaevit: “Askush nuk mund të më kontrollojë!”

29 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti feston 28 Nëntorin me bashkatdhetarët në Zvicër: Një flamur na bashkon dhe një histori na lidhë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Macron: Garancitë e sigurisë për Ukrainën janë gati, BE-SHBA po koordinohen për sanksionet ndaj Rusisë

TV NewsBy TV News4 Shtator, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se garancitë e sigurisë për Ukrainën janë gati, ndërsa tha se Franca dhe aleatët e saj po kordinoheshin për sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Macron tha se Rusia po përpiqet të vonojë procesin e paqes dhe të vazhdojë sulmet ndaj Ukrainës.

Siç shpjegoi Macron, garancitë e sigurisë tani janë gati, me përfshirje ushtarake dhe politike nga 35 anëtarë, me qëllim që t’i ofrojnë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet.

“Argumenti kryesor këtu është se nuk ka kufizime në mbrojtjen e Ukrainës”, tha ai, duke theksuar nevojën për të “ringjallur” ushtrinë ukrainase për t’i “rezistuar” sulmeve ruse si dhe për të penguar sulmet e reja nga Moska.

Macron theksoi se shumë vende janë të gatshme të përfshihen “në tokë, në det ose në ajër” për të “siguruar qytetarët e Ukrainës dhe për të ruajtur armëpushimin pasi të zbatohet”, duke siguruar njëkohësisht paqen.

Presidenti francez konfirmoi se udhëheqësit kishin folur me Presidentin e SHBA-së Trump.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se “ne jemi gjithashtu të gatshëm të koordinojmë përpjekjet tona për të ndaluar veprimet luftarake të Rusisë”.

Macron nënvizoi se evropianët duan një sërë takimesh, fillimisht midis Zelenskyt dhe Putin dhe më vonë, nëse Moska nuk pranon t’i japë fund luftës do të detyrohen të marrin masa të mëtejshme me SHBA-në.

“Ne nuk mund të lejojmë shkeljen e së drejtës ndërkombëtare. Nuk mundemi, sepse kjo nuk shqetëson vetëm Ukrainën, por sigurinë e të gjithëve ne”, përfundoi Macron./vizionplus.tv

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

29 Nëntor, 2026

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

29 Nëntor, 2026

“E Majta”: Në Onkologji për një javë të tërë po mungojnë barnat bazike për pacientët

29 Nëntor, 2026

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026

“Bechtel dhe Enka“ kërkon 1.200 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, me paga nga 975 deri në mbi 2.200 euro – Ja cilat profesione po kërkohen!

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.