Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

29 Nëntor, 2026

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

29 Nëntor, 2026

“E Majta”: Në Onkologji për një javë të tërë po mungojnë barnat bazike për pacientët

29 Nëntor, 2026

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026

“Bechtel dhe Enka“ kërkon 1.200 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, me paga nga 975 deri në mbi 2.200 euro – Ja cilat profesione po kërkohen!

29 Nëntor, 2026

Për shkak të reshjeve të borës, LAMM vendos ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa akse rrugore

29 Nëntor, 2026

Filipçe i përgjigjet Zaevit: “Askush nuk mund të më kontrollojë!”

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rutte: Së shpejti presim qartësi për garancitë evropiane të sigurisë për Ukrainën

TV NewsBy TV News3 Shtator, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të mërkurën se pret qartësi gjatë një samiti të aleatëve të Ukrainës të enjten “ose pak pas tij” lidhur me garancitë e sigurisë që Evropa mund t’ia ofrojë Kievit pasi të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë.

“Pres që nesër, ose pas ditës së nesërme, të kemi qartësi për atë që mund të ofrojmë kolektivisht”, tha Rutte në një konferencë për shtyp me presidentin e Estonisë, Alar Karis, në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Kjo do të thotë që ne mund të angazhohemi edhe më intensivisht, përfshirë me palën amerikane, për të parë se çfarë duan ata të kontribuojnë në kuadër të garancive të sigurisë”, shtoi ai.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, do ta organizojnë të enjten një takim kryesisht virtual të liderëve të “koalicionit të vullnetit”, kryesisht aleatë evropianë që kanë punuar për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Synimi i garancive është ta parandalojë Rusinë nga kryerja e ndonjë sulmi të ri ndaj Ukrainës pasi lufta të ketë përfunduar, qoftë përmes një armëpushimi apo një marrëveshjeje për paqe të përhershme.

Zyrtarët perëndimorë thonë se elementi më i rëndësishëm i garancive do të jetë mbështetja e vazhdueshme dhe fuqishme për forcat e armatosura të Ukrainës, por pritet që masat të përfshijnë gjithashtu një forcë ndërkombëtare për t’i dhënë siguri Kievit.

Udhëheqësit evropianë e kanë bërë të qartë se një forcë e tillë do të jetë e mundshme vetëm me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u zotua për këtë muajin e kaluar, por Uashingtoni ende nuk ka vendosur se çfarë është i gatshëm të ofrojë.

Rutte u përpoq në konferencën për shtyp të siguronte anëtarët e NATO-s në Evropën Lindore se burimet e dedikuara për garancitë e sigurisë për Ukrainën nuk do ta dobësojnë mbrojtjen e aleancës perëndimore kundër Rusisë në krahun lindor.

“Duhet ta parandalojmë shpërndarjen e tepërt të burimeve tona, dhe kjo do të thotë që gjithmonë duhet të shohim se çfarë ndikimi do të ketë mbi planet (e mbrojtjes) të NATO-s”, tha ai./REL

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Lajmet e fundit

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

29 Nëntor, 2026

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

29 Nëntor, 2026

“E Majta”: Në Onkologji për një javë të tërë po mungojnë barnat bazike për pacientët

29 Nëntor, 2026

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.