Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI i përgjigjet VLEN-it: Një qasje politike e vetëdijshme për ta nënçmuar shqipen

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Qershor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tani kemi një Qeveri që e nëncmon dhe përbuzë hapur gjuhën shqipe, me përkrahjen e VLEN-it! As një material qeveritar nuk shpërndahet në dy gjuhë, faqet zyrtare të ministrive funksionojnë vetëm në maqedonisht. Komunikatat zyrtare mungojnë në shqip, ose përkthehen me ditë vonesë. Vendimet administrative dhe aktet publike publikohen vetëm në maqedonisht, edhe në komuna me shumicë shqiptare. Pankartat, tabelat dhe sinjalizimi në institucione publike janë njëgjuhëshe. Kështu i është përgjigjur BDI akuzave të VLEN-it se pikërisht BDI nuk e ka respektuar gjuhën shqipe derisa ishte në pushtet me LSDM-në.

BDI akuzon VLEN-in se, në vend se të marrë përgjegjësi për dështimet aktuale në zbatimin e ligjit, përpiqet të relativizojë këtë nënçmim të hapur duke nxjerrë raste të izoluara të së kaluarës, që janë trajtuar dhe adresuar nga vetë struktura shtetërore e ngritur për këtë qëllim dhe të korigjuara lehtësisht.

Reagim i plotë i BDI-së:

Koalicioni VLEN, përmes një deklarate politike plot hipokrizi, manipulime dhe amnezi selektive, tenton ta shndërrojë çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në një betejë propagandistike për mbulim të paaftësisë së tyre aktuale në qeverisje. Por faktet janë të qarta, dhe ato nuk i mbulojnë dot me fjalë boshe e akuza të sajuara.

Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, i themeluar mbi bazën e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2019, është produkt konkret i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit që sot kontestohet në Gjykatën Kushtetuese nga ana e VMRO-DPMNE partnerit te VLEN.

Ky ligj për herë të parë krijoi infrastrukturë institucionale, mekanizma mbikëqyrës, dhe strukturë të dedikuar kontrolluese, që nuk kishin ekzistuar më parë. Vetëm gjatë viteve 2020–2024, ky Inspektorat ka kryer qindra inspektime në nivel qendror dhe lokal, duke konstatuar lëshime, duke dhënë rekomandime për përmirësim. Po, ka pasur – por janë identifikuar, adresuar dhe korrigjuar brenda kuadrit ligjor dhe institucional, nga vetë struktura e ndërtuar për ta mbrojtur shqipen, e jo për ta shfrytëzuar si dekor për flamuj dhe parulla.

Tani kemi një Qeveri që e nëncmon dhe përbuzë hapur gjuhën shqipe, me përkrahjen e VLEN-it! As një material qeveritar nuk shpërndahet në dy gjuhë, faqet zyrtare të ministrive funksionojnë vetëm në maqedonisht. Komunikatat zyrtare mungojnë në shqip, ose përkthehen me ditë vonesë. Vendimet administrative dhe aktet publike publikohen vetëm në maqedonisht, edhe në komuna me shumicë shqiptare. Pankartat, tabelat dhe sinjalizimi në institucione publike janë njëgjuhëshe.

Madje deri edhe në Kuvend, materialet dërgohen vetëm në maqedonisht, në shkelje flagrante të ligjit.
E gjithë kjo ndodh jo nga paaftësi teknike, por nga një qasje politike e vetëdijshme për ta nënçmuar shqipen dhe për ta dobësuar karakterin shumëgjuhësor të shtetit.

Dhe pastaj, VLEN del e flet për barazi?! VLEN, në vend se të marrë përgjegjësi për dështimet aktuale në zbatimin e ligjit, përpiqet të relativizojë këtë nënçmim të hapur duke nxjerrë raste të izoluara të së kaluarës, që janë trajtuar dhe adresuar nga vetë struktura shtetërore e ngritur për këtë qëllim dhe të korigjuara lehtësisht.

Po kujtojmë, Ligji për gjuhët nuk është as simbolik, as flamur zgjedhor. Është instrument i barazisë dhe dinjitetit qytetar, dhe duhet të zbatohet me rigorozitet institucional, jo me retorikë fushatash. VMRO–VLEN nuk kanë respekt për këtë ligj, dhe janë sot në pushtet duke e shpërfillur sistematikisht atë.

Shqiptarët nuk kanë luftuar për “faqe interneti me përkthim automatik”, por për barazi reale në çdo zyrë shtetërore, në çdo vendim, në çdo procedurë.

Nëse VLEN ka vendosur ta përdorë shqipen si justifikim të dështimit të plotë, le ta mbajë mend se shqiptarët e dinë mirë se kush e bëri ligjin, kush e ndërtoi institucionin, kush e mbrojti përdorimin e gjuhës në praktikë, dhe kush po e shkel sot.

Lexuar: 38

Lajme te ngjashme

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.