Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kalendari i festave për vitin 2027: Ja kur do të kemi fundjava të zgjatura

26 Nëntor, 2026

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

26 Nëntor, 2026

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Në Strugë dhe Dibër u punësuan 23 maqedonas, asnjë shqiptar!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë nëpërmjet një komunikate në Facebook për punësimet e fundit në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV) në Strugë dhe Hidrocentralin në Dibër, ku është zbatuar një praktikë e papranueshme diskriminimi etnik dhe përjashtimi të shqiptarëve.

Reagimi i plotë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për punësimet e fundit në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV) në Strugë dhe Hidrocentralin në Dibër, ku është zbatuar një praktikë e papranueshme diskriminimi etnik dhe përjashtimi të shqiptarëve.

Në filialin “Drini i Zi” në Strugë, janë angazhuar 23 persona me kontrata të përkohshme pune – të gjithë nga komuniteti maqedonas dhe asnjë shqiptar, pavarësisht se shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në këtë rajon.

Të njëjtën ditë, në hidrocentralin “Shpilje” në Dibër, janë realizuar 8 punësime të reja – sërish pa përfshirjen e asnjë qytetari shqiptar.

Këto zhvillime dëshmojnë për një model të koordinuar dhe të qëllimshëm të diskriminimit institucional dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të përfaqësimit të drejtë dhe barazisë në punësim, të garantuara me ligj dhe me Kushtetutë.

Edhe më shqetësuese është heshtja dhe bashkëpunimi i heshtur i mbetjeve të VLEN-it në Qeveri, të cilët shohin punësimet monoetnike të VMRO-së, por nuk arrijnë të sigurojnë as një vend pune për popullin që pretendojnë ta përfaqësojnë.

BDI u bën thirrje menjëherë drejtuesve të CEMV-së dhe institucioneve përkatëse që të japin shpjegime publike dhe të ndërmarrin masa urgjente për korrigjimin e kësaj padrejtësie.

Praktikat e punësimit në ndërmarrjet publike nuk guxojnë të kthehen në mjete të favorizimit etnik dhe klientelizmit partiak.

Në një shtet demokratik, barazia në punësim nuk është privilegj – është e drejtë themelore.

Andaj nuk guxojmë të heshtim përballë këtij nënçmimi.

Lexuar: 34

Lajme te ngjashme

Kalendari i festave për vitin 2027: Ja kur do të kemi fundjava të zgjatura

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

Lajmet e fundit

Kalendari i festave për vitin 2027: Ja kur do të kemi fundjava të zgjatura

26 Nëntor, 2026

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.