Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Nëntor, 2026

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sela thirrje aktivistëve: Kthehuni në shtëpinë e ASH-së

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

ASH dhe kreu i saj, Ziadin Sela përmes një postimi i ka bërë thirrje për bashkëngjitje aktivistëve të kësaj partie, pas tronditjeve të fundit brenda krahut të prirë nga Arben Taravari.

Ja thirrja publike:

Të dashur anëtarë të devotshëm të Aleancës për Shqiptarët, të dashura motra dhe vëllezër, shumë të respektuar aktivistë, ju që Aleancën për Shqiptarët e keni në zemër e në mëndje dhe nuk e patë kurrë atë si mall për tregti!

Jemi të bindur që, përkundër zhvillimeve dhe vendimeve të ndryshme që keni marrë në të kaluarën, përkundër mashtrimeve që ju kanë bërë disa individë, ju thellë në vete keni pasur idealin, kombin, atdhedashurinë dhe parimet e Aleancës për Shqiptarët.
Nuk ka ndarje politike që ju ndan juve nga fryma, shpirti dhe ideali ynë i përbashkët, nga familja e shtëpia jonë e përbashkët. Ne ishim dhe vazhdojmë të jemi një, të frymojmë njëjtë e të ndiejmë njëjtë.

Jemi të bindur se, ashtu si ne, edhe ju ndieni dhimbje për këtë katandisje që po i ndodh emrit të shtrenjtë të shtëpisë sonë, mundit tuaj ndër vite dhe sakrificës sonë të përbashkët. Ju jeni më të fuqishëm, më të pastër dhe më të drejtë se çdo gabim, aventurë, apo qëllim i errët i dikujt që u mundua të keqpërdorë sinqeritetin tuaj. Ju për ne e ne për ju jemi më të dashur se egoja e disa individëve që shtëpinë deshën ta bëjnë pazar të interesave të tyre.

Mos lejoni që me fatin tonë të përbashkët, me idealin dhe pastërtinë tonë të bëjnë aventura, eksperimente e të nëpërkëmbin ata që kurrë se ndienë ngrohtësinë e familjes dhe shtëpisë sonë.

Kryetari ynë dhe i juaji, z.Ziadin Sela, kurrë nuk lejoi që anëtarët e ndershëm të Aleancës për Shqiptarët të goditen, nënçmohen, sulmohen e degradohen nga ne, e as dhe nga të tjerët derisa ishim bashkë, por edhe kur u “ndamë”. Jemi të bindur që këtë e keni ndier dhe ai vazhdon të gëzojë respektin e njëjtë edhe te ju.

Nuk ju ftojmë në shtëpinë tuaj, sepse kjo është shtëpia juaj dhe ju këtu e keni vendin. Vetëm duam të ju riktujojmë se ju presim, ju besojmë dhe vazhdojmë të jemi të bindur se ju do të riktheheni aty ku gjithmonë keni ndier ngrotësinë, drejtësinë, pastërtinë, guximin dhe krenarinë e vërtetë. Në Aleancë për Shqiptarët, me Ziadin Selën”, thuhet në thirrjen publike.(INA)

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Lajmet e fundit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Nëntor, 2026

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.