Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kujdes nga emailet e rreme, linqet fishing: MPB thirrje qytetarëve në RMV të mos i ndajnë të dhënat personale në internet

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

MPB njofton se Sektori i Krimit Kibernetik në Byronë e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme ka vërejtur kohët e fundit një dukuri të shpeshtë të të ashtuquajturave sulme fishing përmes email-it, në të cilat emrat e disa kompanive maqedonase keqpërdoren me qëllim mbledhjen e paautorizuar të të dhënave prej tyre. Këto mesazhe pretendojnë në mënyrë të rreme se keni kryer shkelje të të drejtave të autorit dhe përmbajnë linqe fishing për dokumentacion të supozuar ose kërkesa për të ndërmarrë veprime.

“Është e rëndësishme dhe domethënëse që qytetarët, gjegjësisht kompanitë, të dinë se mesazhi nuk është dërguar nga kompania e vërtetë, të mos klikojnë në linqe ose bashkëngjitje në mesazh, të mos i përgjigjen mesazhit, të mos ndajnë informacione personale dhe ta fshijnë menjëherë mesazhin”, thonë nga MPB.

Sektori i Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme po merr masa dhe po zhvillon procedura në mënyrë aktive në lidhje me mashtrimet e tilla. Nëse keni marrë një mesazh të tillë ose jeni viktimë e një mashtrimi të ngjashëm në internet, raportojeni menjëherë rastin në stacionin më të afërt të policisë.

Përpjekjet për “fishing” zakonisht vijnë nëpërmjet email-it, por edhe nga rrjetet sociale, nëpërmjet mesazheve SMS ose nëpërmjet telefonatave.

“Prandaj, Ministria e Brendshme, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve, të dhënave të tyre personale dhe keqpërdorimit të mundshëm dhe pasojave që mund të lindin, bën thirrje për kujdes gjatë marrjes së mesazheve të tilla, që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji dhe të mos ndajnë e shkëmbejnë të dhënat e tyre personale me persona të panjohur, si dhe me persona identiteti i vërtetë i të cilëve nuk mund të përcaktohet, me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të mëtejshëm të tyre”, bëjnë thirrje nga MPB.

Me thirrje të ngjashme MPB doli edhe në fillim të muajit prill. Atëkohë MPB njoftoi se dërgoheshin faturave të rreme për pagesë të mjeteve në adresat elektronike të punonjësve të personave juridikë të cilët janë të autorizuar për të njëjtën gjë, në emër të menaxherëve të subjekteve juridike por nga adresa elektronike false dhe njëjtë si edhe tani u bëri thirrje qytetarëve që të mos hapin linqe ose bashkëngjitje nga e-mail-et e dyshimta.

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të numrit të mashtrimeve, të cilat përfshinin edhe sulme fishing dhe raste të përfaqësimit të rremë në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike. Portalb.mk

Lexuar: 27

Lajme te ngjashme

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.