Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI ngre alarmin për përjashtimin e shqiptarëve nga pozitat kyçe në MPB dhe ARM

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 13 maj- Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër përmes një kumtese zyrtare ndaj, siç e quan, “largimit sistematik” të shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse në institucionet kyçe të sigurisë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Në kumtesën e publikuar sot, BDI shpreh “shqetësim të thellë” për zhvillimet e fundit, veçanërisht duke theksuar rastin e shkarkimit të të gjithë zëvendësshefave shqiptarë nga Stacioni Policor i Butelit dhe zëvendësimin e tyre me të afërm të Kryetarit të Komunës, të cilët, sipas partisë, janë të emëruar mbi baza etnike dhe partiake.

“Ky veprim përbën jo vetëm një skandal institucional, por edhe një sinjal të rrezikshëm për rikthimin e ekskluzivitetit dhe diskriminimit në sektorin më të ndjeshëm – atë të sigurisë”, thuhet në deklaratën e BDI-së, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në sektorët shtetërorë si një shtyllë kyçe e Marrëveshjes së Ohrit.

BDI i bën thirrje Qeverisë, MPB-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht garantuesve të Marrëveshjes së Ohrit, që të reagojnë urgjentisht dhe pa mëdyshje ndaj këtij zhvillimi. Televizioni News

Më poshtë e gjeni kumtesën e plotë:

KUMTESË
EDHE ATA PAK QË KANË MBETUR NË VLEN NUK GUXOJNË TË HESHTIN PËRBALLË LARGIMIT SISTEMATIK TË SHQIPTARËVE NGA POZITAT KYÇE SHTETËRORE
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në MPB dhe ARM, ku në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike po kryhet degradimi dhe përjashtimi i pjesëtarëve të popullit shqiptar nga pozitat udhëheqëse.
Rasti i fundit i shkarkimit të të gjithë zëvendësshefave shqiptarë dhe emërimi i të afërmve të Kryetarit të Komunës në Stacionin Policor të Butelit përbën jo vetëm një skandal institucional, por edhe një sinjal të rrezikshëm për rikthimin e ekskluzivitetit dhe diskriminimit në sektorin më të ndjeshëm – atë të sigurisë.
Veçanërisht shqetësues është fakti që kjo ndodh në Butel – një nga komunat më të theksuara multietnike në kryeqytet, ku shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.
Emërimet njëetnike dhe partiake në strukturat e sigurisë, si dhe degradimi poshtërues i kuadrove profesionale policore me përkatësi etnike shqiptare, minojnë parimin e përfshirjes – shtyllë kyçe e Marrëveshjes së Ohrit.
Pikërisht prania dhe përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në polici dhe ushtri ishin parakushte për stabilizimin e marrëdhënieve ndëretnike pas vitit 2001.
Sot, po shohim një proces të kundërt: çmontimin e mekanizmave të balancës, që çon drejt rikthimit të mosbesimit dhe ndjenjës së përjashtimit te një popull i tërë.
BDI apelon tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tek Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe tek bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, të reagojnë menjëherë dhe pa ekuivoke.
Sektori i sigurisë nuk guxon të jetë instrument i dominimit etnik dhe revanshizmit politik.
Nuk është kjo thjesht çështje e politikave të brendshme kadrovike – kjo është çështje stabiliteti, besimi dhe e së ardhmes së shtetit të përbashkët.
Lexuar: 39

Lajme te ngjashme

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.