Në prag të Ditës së Evropës, zëvendëskryeministri i ngarkuarpër politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, mori pjesë nëceremoninë e organizuar nga Ambasadori i Bashkimit Evropianë Shkup, Michalis Rokas.
“Pata nderin të festoj këtë ditë të rëndësishme, e cila është mëshumë se një përkujtim i Deklaratës së Schumanit, është simboli unitetit, paqes dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen e kontinentit tonë,” shkruan Fetai në profiling e tij në Fejsbuk.
Duke vlerësuar rëndësinë që ka Bashkimi Evropian përMaqedoninë e Veriut, Fetai nënvizoi se BE-ja nuk është thjeshtnjë aspiratë politike apo ekonomike, por rruga e vetmestrategjike dhe partneri më i besueshëm për vendin.
“9 Maji na kujton se integrimi evropian nuk është vetëm njëproces teknik anëtarësimi, por një përkushtim i thellë ndajvlerave evropiane: demokracisë, sundimit të ligjit, dinjitetitnjerëzor dhe jetës më të mirë për të gjithë qytetarët tanë,” thekson ai, duke shtuar se vendi është i vendosur të ecë me përkushtim dhe vendosmëri drejt këtij qëllimi.

