Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Korridori 8 është vizion! Ata që në të kaluarën e sabotuan, nuk kanë të drejtë ta përvetësojnë sot

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

BDI: Korridori 8 është vizion! Ata që në të kaluarën e sabotuan, nuk kanë të drejtë ta përvetësojnë sot

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, Korridori 8 është rezultat i punës së tyre të palodhur, jo i atyre që e sabotuan dhe në fillimin e punimeve, u mobilizuan për ta ndalur si projekt. BDI tha se, Korridori 8 është vizion dhe rezultat i besimit të tyre në të ardhmen euroatlantike. Ata shtuan se, historia do t’i vendosë të gjithë në vendin që meritojnë.

“Kur Bashkimi Demokratik për Integrim punonte për të siguruar financimin për Koridorin 8, ata votuan KUNDËR. Kur ne nënshkruam marrëveshjen, ata na akuzuan për marrëveshje kriminale dhe korruptive. Kur filluan punimet, mobilizuan çdo mjet për të na ndalur — me deklarata, fushata, bllokime dhe propagandë të hapur. Por më e rrezikshme dhe e turpshme ishte se nuk e luftuan vetëm si projekt “të shtrenjtë” apo “të dyshimtë”.

E shpallën si rrezik për identitetin kombëtar. Si pjesë të një projekti të rrezikshëm për Shqipëri të Madhe. E shndërruan në armë politike për të përhapur frikë, panik dhe ndasi etnike. Për javë të tëra torturuan psikologjikisht qytetarët me pretendimin se ky projekt do ta shkatërronte shtetin. Shkuan aq larg, sa akuzuan edhe aleatët tanë strategjikë — Shtetet e Bashkuara të Amerikës — për përfshirje në një “plan të errët”.

Dhe sot?

Sot fotografohen para këtij projekti si të ishte i tyre. Sot përpiqen ta shesin si arritje personale, si fitore politike. Kjo nuk është politikë. Kjo është mungesë karakteri. Kjo është hipokrizi. Ata që e sabotuan nuk kanë as të drejtë morale dhe as të drejtë politike ta përvetësojnë sot. Përkundrazi, u takon të kërkojnë ndjesë publike për frikën dhe përçarjen që mbollën, për bllokimet dhe gënjeshtrat që shpërndanë ndër vite.

Koridori 8 është vizion. Është rezultat i punës sonë të palodhshme, i besimit tonë në të ardhmen euroatlantike, dhe i partneritetit të fortë me miqtë tanë amerikanë dhe evropianë.

Populli nuk ka harruar kush ndërtoi dhe kush sabotoi. Dhe historia do t’i vendosë të gjithë në vendin që meritojnë

Nga sabotues në përvetësues: politikë pa karakter”, thotë BDI.

Lexuar: 67

Lajme te ngjashme

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.