Në pikën kufitare Bellanoc është formuar organizata e re sindikale pranë Stacionit Policor, ku për kryetare është zgjedhur Arlinda Shabani e cila do të udhëheqë sindikatën në përpjekjet për përfaqësim të dinjitetshëm të interesave të të punësuarve.
Kjo iniciativë synon përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve në këtë institucion. Organizata tashmë ka pranuar edhe anëtarë të rinj, duke forcuar strukturën e saj që në hapat e parë./ Televizioni News

