Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VIJON KAOSI ME RROGAT E PUNONJËSVE: Pse nuk respektohet Marrëveshja kolektive në Kulturë?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Prill, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, deklaronte dje në Parlament se Marrëveshja Kolektive për Kulturën, e cila supozohej të rriste pagat e punonjësve të kulturës me 8.5 për qind me rritjen e pagës minimale në mars, është e dëmshme dhe është nënshkruar nga një ish-ministër pa e ditur se çfarë po nënshkruante. Të premten ka nisur likuidimi i pagave të prapambetura, por ka reaguar Sindikata, e cila thotë se nuk janë sipas Marrëveshjes Kolektive, por me procedura të paligjshme

Evis HALILI

Shkup, 25 prill – Likuidimi i pagave të prapambetura për punonjësit e institucioneve të kulturës ka nisur, por jo sipas Marrëveshjes kolektive, por një formule të re. Sindikata e punonjësve të kulturës, ka reaguar të premten duke theksuar se vendimet e marra për pagesën e rrogave janë bërë në formë joligjore, nën presion për të mbyllur procesin. Sipas tyre, në disa institucione, punonjësit janë mbajtur mbrëmë deri natën vonë për të hartuar vendimet e reja për pagat.

“Pra nën presion dhe me një procedurë të paligjshme, mbërriti paga e famshme e marsit në kulturë. Mbetet e paqartë se si punonjësit i kanë marrë pagat e tyre, pa u marrë paraprakisht vendime të reja dhe pa u bërë plotësisht efektive”, kanë reaguar sot nga Sindikata. Problemi me pagesën e pagave të marsit në institucionet kulturore shtetërore dhe lokale u diskutua në seancën e djeshme në Parlament. Sipas Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, Marrëveshja Kolektive për Kulturën, e cila supozohej të rriste pagat e punonjësve të kulturës me 8.5 për qind me rritjen e pagës minimale në mars, është e dëmshme dhe është nënshkruar nga një ish-ministër pa e ditur se çfarë po nënshkruante.

“Me atë Marrëveshje Kolektive, buxheti në kulturë nga 60 për qind për paga dhe 40 për qind për aktivitete programore u ul në 90 për qind për paga dhe 10 për qind për aktivitete programore. Pagat që tani po paguhen sipas llogaritjes së re nuk do të kontribuojnë në shkurtime në aktivitetet programore, si më parë”, tha ndër të tjera Ljutkov, pas replikës me ish ministren dhe deputeten e LSDM, Bisera Kostadinovska Stojçevska.

“Pagesa e pagave në kulturë ka filluar, por JO në përputhje me Marrëveshjet Kolektive, por sipas direktivave të Ministrisë së Kulturës, dhe me rekomandimin e Ministrisë së Financave me ndonjë formulë të re joligjore. Por ne theksojmë se një pagë e tillë e marrë pas një interpretimi arbitrar të marrëveshjeve kolektive është e gabuar. Përgatitja e vendimeve për pagat dhe vetë llogaritja u bë nën presion, fillimisht mbi drejtorët dhe më vonë mbi punonjësit e institucioneve përgjegjëse për përgatitjen e pagave”, kanë deklaruar sot nga Sindikata.

Problemi me pagat ka përfshirë përveç punonjësve në MKT punonjësit e rreth 100 institucione nën varësinë e MTK dhe 49 nën vetëqeverisjen lokale. Disa ditë më parë ata protestuan përpara ministrisë duke kërkuar respektimin e Marrëveshjes kolektive. (koha.mk)

Lexuar: 41

Lajme te ngjashme

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.