Televizioni News urë lidhëse mes humanistëve dhe nevojtarëve: Pas apelit tonë për dy orë u grumbullua shuma e nevojshme për nënën nga Opaja!
Televizioni News po dëshmon çdo ditë e më shumë gatishmërinë për të shërbyer si urë lidhëse mes dashmirëve e humanistëve dhe nevojtarëve në rajonin tonë që nuk janë të paktë.
Pasi publikuam apelin tonë për ta ndihmuar një nënë të vetmuar e me djalin e sëmuar. Për trajtimin e të cilët kërkohej një shumë e caktuar e të hollave, e dokumentuar nga Spitali ku trajtohet.
Humanistët tanë e treguan sërish zemërgjërësinë e tyre dhe në kohë rekorde grumbulluan sasin e duhur të të hollave. Prandaj, përmes këtij lajmi informojmë që për rastin në fjalë ndërpritet grumbullimi i të hollave.

