Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Polemikat për tarifat Kosovë-SHBA: Qeveria preferon marrëveshje për tregti të lirë

TV NewsBy TV News5 Prill, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rrjetet sociale u bënë kanal kryesor i komunikimit  të enjten në mbrëmje ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë lidhur me çështjen e tarifave në import ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa u vunë në pah dallimet.

Në një njoftim në “X”, presidentja Vjosa Osmani tha se ka kërkuar nga Qeveria që me vendim të heqë tarifën prej 10%, e cila aplikohet ndaj produkteve nga SHBA-ja.

Kësaj i reagoi ministri Financave Hekuran Murati që u mor me diferencën e ngushtë kohore ndërmjet kërkesës me e-mail nga presidentja dhe publikimit të saj, e se kjo ishte bërë edhe jashtë orarit të punës.

Në një përgjigje për TV Dukagjinin, Ministria e Financave vetëm përsëriti atë që tha kreu i saj, se Kosova ka gatishmëri për “tregti të lirë pa asnjë barrierë tarifore me SHBA-në” dhe se diçka e tillë është diskutuar “qysh në Prill të vitit 2023”.

“Si partnerë e aleatë të përhershëm, synimi ynë është që të rritet vëllimi i këmbimit tregtar, dhe Qeveria e Kosovës e mbështet plotësisht parimin e Presidentit Trump për tregti të lirë e pa barriera dhe fer. Kjo mund të arrihet përmes një marrëveshjeje për tregti të lirë, që do të shërbente edhe si një shkallë shtesë drejt ngritjes e forcimit të marrëdhënieve të forta që tashmë kemi”. –Ministria e Financave.

Ndërsa nga Presidenca nuk pati reagime të reja – pos atyre paraprake nga stafi, që e vlerësuan si skandaloze reagimin e ministrit Murati.

Profesori i Komunikimit, Abit Hoxha, kritikon këtë qasje të institucioneve, duke thënë se qëllimi i shkëmbimit publik ishte më shumë përpjekje “për t’u dukur se cili është më pro-amerikan”.

“Ky komunikimi mes zyrtarëve të lartë të shtetit tonë është më tepër për konsekuencën e këtyre tarifave dhe politikave amerikane ndaj Kosovës, sesa për të rregulluar diçka. Kjo në njëfarë forme është njëfarë loje e fajësimit. Po të ishte e interesuar Qeveria dhe Presidenca këtë punë do ta rregullonin shumë më herët dhe do të kujdeseshin që relacionet me SHBA-në të ishin në nivel më të mirë”, ka thënë Abit Hoxha, Profesor – Media dhe Komunikim.

Heqja e njëanshme e tarifës, në vlerësimin e ish-ministrit të Tregtisë Ismet Mulaj, përveçse nuk do të dëmtonte Kosovën në aspektin ekonomik tregtar për shkak të shkëmbimit të ulët, do të dërgonte mesazh vlerësimi nga Kosova drejt SHBA-së.

“Qeveria do të duhej sot ose nesër maksimalisht ta merrte këtë vendim dhe të tregonte shenja të respektit dhe miqësisë edhe me presidentin Trump, edhe me SHBA-në. Është shumë me rendësi, po shohim veprimet e presidentit Trump, ai i do ato vende ose ato personalitete politike realisht tregojnë shenja respekti për politikat e tij”, ka thënë Ismet Mulaj, Ish-Ministër i Tregtisë.

Më 3 Prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan vendosjen e tarifës prej 10% për mallrat nga Kosova, si masë e ndërsjellë. Kosova këtë masë e kishte ndaj SHBA-së ashtu siç e ka për të gjitha shtetet që nuk ka marrëveshje për tregti të lirë.

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.